Një person ka sulmuar me çekan dy kolegët e tij derisa kanë qenë duke punuar në një objekt ndërtimi.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Sevcë të Shtërpcës, njofton policia në raportin 24 orësh.
Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ne një objekt ndërtimi ka sulmuar me një çekan dy viktimat meshkuj kosovar , ku njërit prej tyre i ka shkaktuar lëndime te renda trupore, kurse tjetrit te lehta sipas raportit mjekësorë”, njofton policia.