Policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, pasi që ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Prishtinë.
“Rr. Agron Rrahmani, Prishtinë, 06.08.2022 – 19:18. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht nuk ka respektuar urdhrin dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.