×
  • Kronika
  • Kronika

    Sulmohet furra e një shqiptari në Vojvodinë

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Mbrëmë pas mesnatës, është vandalizuar furra e një shqiptari në Bella Cërkvë, Vojvodinë.

    Mediat serbe thonë se sulmi ka ndodhur në furrën “Banat-Çolaku“, për çka, sipas portalit “Belocrkvanske novosti”, pronari i furrës, Lutfi Çollaku, është detyruar ta largojë familjen e tij në një vend të sigurt.

    Raportohet se në kohën e sulmit, në furrë ishte pronari në brendësi të objektit, ku bashkë me të punësuarit po përgatisnin bukën për shitje.

    Kryesi i kësaj vepre, i cili është incizuar nga kamerat e sigurisë, ka thyer xhamin e derës së hyrjes, ndërsa portali “Belocrkvanske novosti” ka publikuar edhe fotigrafinë dhe emrin e sulmuesit.

    Sipas fjalëve të të punësuarvë në furrë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

    Fqinjët me të cilët ka biseduar gazetari i portalit në fjalë, kanë shprehur keqardhjen për këtë ngjarje, duke theksuar se nuk kanë asgjë të keqe me pronarin dhe se aty e blejnë bukën tash e sa vite. Ata nuk mbajnë mënd të ketë ndodhur një sulm i tillë në Bella Cërkvë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.