×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sulmi me thikë në Paris cilësohet akt terrorist

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Policia franceze tha të shtunën se kishin ndaluar një individ i cili besohet të ket ë qënë dikur shok dhome me personin që sulmoi dy njerëz në Paris pranë ish zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”.

    Mbrëmjen e së premtes policia la të lirë një algjerian 33-vjeçar, i cili ishte dëshmitar dhe kishte “ndjekur sulmuesin”, pasi hetuesit vërtetuan pohimet e tij.

    Deri mëngjesin e së shtunës, shtatë njerëz ishin të ndaluar në lidhje me sulmin e së premtes, përfshi të dyshuarin si autor të sulmit.

    Sulmuesi u identifikua si një burrë 18-vjeçar nga Pakistani, i cili kishte arritur në Francë para tre vitesh si një i mitur i pashoqëruar.

    Autoritetet franceze filluan një hetim kundër terrorizmit pas sulmit të së premtes.

    Në një intervistë me stacionin televiziv “France 2”, ministri i Brenshëm i atij vendi Gerald Darmanin tha se sulmi ishte, “qartësisht një akt terrorizmi islamik”.

    “Në mënyrë të dukshme, ishte metodë e një terroristi islamik. Nuk ka dyshim se ky është një sulm i ri i përgjakshëm kundër vendit tonë, kundër gazetarëve, kundër shoqërisë tonë”, tha zoti Darmanin.

    Prokurori francez kundër terrorizmit, Jean-Francois Ricard, tha se autori i dyshuar ishte arrestuar së bashku me një individ tjetër jo shumë larg nga vendi ku ndodhi sulmi.

    Zoti Ricard tha se sulmuesi nuk i kishte njohur viktimat, një grua dhe një burrë nga një kompani prodhimi dokumentarësh të cilët ishin duke pirë cigare gjatë një pushimi. Nuk është ende e qartë motivi për sulmin dhe nëse ai kishte ndonjë lidhje me revistën satirike “Charlie Hebdo”.

    Militantët islamikë sulmuan zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në vitin 2015 duke vrarë 12 njerëz. Ndërkohë në Paris po zhvillohet një gjyq për terrorizëm ndaj 14 individëve të akuzuar si bashkëpunëtorë në atë sulm.

    Revista “Charlie Hebdo” zemëroi shumë myslimanë duke publikuar karikatura të Profetit Muhamet, dhe para fillimit të gjyqit revista ribotoi disa nga ato karikatura.

    Javën e shkuar, policia zhvëndosi shefen e burimeve njerëzore të revistës nga shtëpia e saj pasi ajo ishte shenjestër e këcënimeve me vdekje rreth fillimit të gjyqit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një zyrtar gjerman ka thënë se policia ka pasur kontakte më parë me të dyshuarin e akuzuar për sulmin në një turmë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.