×
  • Opinione
  • Opinione

    Sulmet me dronë në Moskë dhe rrezikimi i realitetit alternativ të Putinit

    Jade McGlynn
    04 Qershor 2023

    Nga: Jade McGlynn, The Guardian

    Autoritetet ruse po përpiqen të minimizojnë një seri të sulmeve me dronë, në të gjithë Moskën – përfshirë zonën e saj më elitare, Rubliovka. Kremlini e ka fajësuar Ukrainën, megjithëse Kievi e ka mohuar çdo përfshirje në këto sulme – të parat e këtij niveli në tokën ruse, që nga pushtimi i Ukrainës 15 muaj më parë.

    Raportet e mediave ruse fillimisht sugjeruan se rreth 30 dronë e kishin qytetin në shënjestër, ndërsa u bënë virale videot e goditjeve (të dukshme) të drejtpërdrejta nëpër ndërtesa. Por, shumë shpejt zyrtarët e Kremlinit e ndryshuan narrativën. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, pretendoi se vetëm tetë dronë kishin marrë pjesë në sulm dhe këmbënguli se çdo dëmtim i ndërtesave u shkaktua nga mbeturinat – pasi ato u rrëzuan. Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i mbrojtur nga mbështetja e politikanëve dhe zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov, u përpoq ta largonte vëmendjen nga ky turp, duke përmendur numrin e ushtarëve ukrainas të vrarë nga forcat ruse dhe pajisjet e NATO-s që supozohet se i ka shkatërruar Rusia.

    Por, mediat sociale ruse i paraqesin këto ngjarje në një dritë më pak stoike. Edhe pse ka pak shenja paniku, reagimi ndaj sulmeve me dronë nuk duhet të gëzojë Kremlinin apo ndonjë rus që gabimisht u besoi pretendimeve se lufta nuk do të vinte në shtëpitë e tyre. Teksa ky moment ndoshta nuk e sjell ndonjë ndryshim në qëndrime, e shënon një hap të rëndësishëm të mëtejmë në rrugën e cinizmit shoqëror për aftësinë e shtetit për ta zhvilluar, ose për ta fituar luftën në Ukrainë.

    Vëmendja më e madhe është tërhequr nga sulmet në Rubliovka, një seri e fshatrave në perëndim të Moskës, ku ndodhet rezidenca luksoze shtetërore e Putinit në Novo-Ogariovo. Klasat sunduese të Rusisë, përfshirë kryeministrin, jetojnë atje në “kotexhe”, një fjalë e marrë nga anglishtja, por e përdorur këtu për të përshkruar pallatet gjigantet ku populli nuk ka qasje. Një video që me sa duket shfaq një dron duke e goditur një “kotexh” të tillë rozë me frëngji, është shpërndarë gjerësisht në Telegram.

    Vendndodhja është domethënëse. Rubliovka tashmë simbolizon se sa jashtë kontaktit janë klasat politike të Rusisë, me jetën reale dhe telashet e shumta të vendit. Në një deklaratë të javës së kaluar, udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i përmendi këto tensione, duke argumentuar se elitat vendimmarrëse të Rusisë jetojnë në një botë fantazie ku lufta nuk i prek ata – dhe se kjo duhet të ndryshojë, për fitoren në Ukrainë.

    Natyrisht, rastësitë e tilla shtojnë tundimin për mendimet konspirative – a mos është duke e sulmuar Rusia veten? Në fund të fundit, qëkur shpërtheu lufta më 24 shkurt të vitit 2022, nuk është më e mundur të thuhet se Putini, apo Kremlini, nuk do ta bënte kurrë këtë. Por, ka pak arsye që autoritetet ta organizojnë një marifet kaq të turpshëm, për të cilin ata kanë bërë përpjekje të mëdha për ta minimizuar. Për disa rusë, pretendimet e “sulmeve të maskuara” janë vetëm një tjetër mënyrë për ta përqendruar fuqinë e shtetit dhe për t’i mohuar aftësitë e Ukrainës.

    Ka shumë më shumë teori konspirative klasike. Blogerët ushtarakë rusë që e mbështesin luftën, e fajësojnë SHBA-në të cilën ata përfundimisht e shohin si përgjegjëse.
    Pavarësisht nga besueshmëria e këtyre teorive të ndryshme, gatishmëria ruse për ta mbështetur konspiracionin jep dëshmitë e një ankthi të shtuar në mesin e popullatës së përgjithshme dhe një ndjesi mes klasave politike se Putini dhe miqtë e tij nuk janë më në gjendje t’i kontrollojnë ngjarjet.

    Përdoruesit e tjerë të mediave sociale e shpërfillën sulmin, duke pretenduar me të drejtë se nuk krahasohet shumë me atë që rusët po ia bëjnë Ukrainës, megjithëse kjo thuhet pa ndonjë empati për këtë të fundit. Por, ka gjithashtu shtim të cinizmit dhe sarkazmit për këmbënguljen e Rusisë se “gjithçka në luftë shkon sipas planit”, dhe acarim të shtuar për hendekun mes retorikës hiperbolike dhe paaftësisë së Kremlinit për t’i realizuar ambiciet e veta militariste, transmeton Telegrafi.

    Tallja e vazhdueshme e linjave propagandistike të Kremlinit, nuk duhet të merret si provë e disidencës ose si oreks për demokracinë liberale; në të vërtetë, shumë njerëz të tillë e citojnë me kënaqësi Stalinin si shembull të një lideri jo të korruptuar, i cili e kishte energjinë morale për të bërë gjithçka që duhej. Në vend të kësaj, kuptohet më mirë si pasojë e natyrshme e luftës së Rusisë kundër realitetit. Është një gjë të mohosh nocionet objektive të së vërtetës kur ato nuk kanë asnjë kuptim të prekshëm për ty, por krejt tjetër është kur kjo e vërtetë objektive shpërthen mbi rezidencën tënde.

    Sulmet me dronë të së martës, hapin një tjetër vrimë në arealitetin e dëmtuar të Rusisë – në të cilin heronjtë rusë, trashëgimtarët e Ushtrisë së Kuqe, po i shpëtojnë ukrainasit e zakonshëm rusofilë të mbajtur peng nga nazistët e mbështetur nga CIA/Britania/Paradat e homoseksualëve. Kjo narrativë intensive propagandistike, e vendosur që nga viti 2014 dhe e rrënjosur në një botëkuptim të “fuqisë së madhe” të natyrshme të Rusisë dhe keqdashjes perëndimore, nuk është gënjeshtër cinike, por diçka që Vladimir Putini duket se sinqerisht e pohon.

    Por, nuk mundesh që gjithmonë t’i bësh rezistencë realitetit: e ka mënyrën e vet për t’u bërë i njohur, shpesh në mënyrat më pak të pritura. Shihet aty në reklamat ruse të rekrutimit, duke llomotitur për patriotizmin parodik të Luftës së Dytë Botërore, por duke përfunduar në mënyrë të çmendur me ofertat fitimprurëse për paratë që jepet nga regjistrimi. Shihet aty kur elita ruse e sulmon Perëndimin, por i mban fëmijët dhe pasuritë e veta këtu. Dhe, shihet atje, me sulmet e kësaj jave me dronë në Moskë, dhe, më e rëndësishmja nga të gjitha, në Rubliovka.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Opinione17 Maj 2024
    Nga: Ben Andoni  Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen...
    Opinione16 Maj 2024
    Shkruan: Ditmir Bushati Ashtu siç pritej zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut rikthyen në pushtet partinë konservatore VMRO-DPMNE. Ajo siguroi...
    Opinione15 Maj 2024
    Nga Adri Nurellari Në botën tonë të trazuar, ku konfliktet dhe tensionet gjeopolitike shpesh dominojnë titujt e mediave, dialogu dhe përpjekjet për...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.