×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Suedezët po ndryshojnë mendim rreth pandemisë, duan masa më të ashpra kundër COVID-19

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Suedezët nuk kanë mësuar akoma nëse duhet të mbajnë maska për fytyrën, pasi vendi po rrezikohet me një shpërthim të ri me rastet COVID-19.

    Në një konferencë për shtyp në Stokholm, Johan Carlson, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Shëndetit Publik të Suedisë, tha se çështja për maskat nuk është edhe aq e thjeshtë.

    Sondazhet tregojnë se një numër në rritje i suedezëve duan që vendosja e maskave të jetë obliguese edhe në transportin publik, raporton bloomberg.

    “Është e rëndësishme të gjesh fushat e përdorimit që nuk kanë efekte anësore negative”, tha Carlson.

    “Dhe ne e kemi fare të qartë sepse përdorimi i përgjithshëm në mesin e popullatës nuk është shumë e qëndrueshme”, shtoi ai.

    Maska janë shembulli i fundit i statusit më të gjerë të Suedisë në trajtimin e pandemisë. Epidemiologu i shtetit, Anders Tegnell ka argumentuar se ato ofrojnë një sens të rremë të sigurisë dhe nuk ka rekomanduar përdorimin e tyre, transmeton Telegrafi.

    Dyqanet, restorantet, palestrat dhe shkollat kanë mbetur të hapura gjatë gjithë kohës së pandemisë, por tani Carlson pohon se tani ka shenja se normat e rasteve përsëri mund të rriten.

    “Ne nuk mund të ulemi dhe të pushojmë”, tha ai duke shtuar se “Ekziston një rrezik i madh i shpërthimeve të reja edhe në këtë vend, gjithashtu edhe në formën e një transmetimi më të përhapur”.

    Në javën e kaluar, Suedia regjistroi 30 raste ditore për një milion banorë, gjegjësisht gjatë muajit të kaluar kishte njëzet të infektuar brenda 24 orëve.

    Vendimi i Suedisë për të shmangur një bllokim të plotë tashmë ka rezultuar me numër më të lartë të vdekjeve sesa në rajonin Nordik.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Pas vrasjes së nxënësit 14-vjeçar Martin Canit në Tiranë, më herët nisi protesta e paralajmëruar para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri. Shumë...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Akuza ndaj tij lidhet me...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tragjedi familjare ka ndodhur në Stamboll pasi një 33-vjeçar ka vrarë gjashtë persona, shumica e të afërm, përpara se ti jepte...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Replikat mes ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit aktual të kësaj Ministrie, Hekuran Murati, as sot s’kanë të ndalur. Bajrami ka...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Pas vrasjes së nxënësit 14-vjeçar Martin Canit në Tiranë, më herët nisi protesta e paralajmëruar para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri. Shumë...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Akuza ndaj tij lidhet me...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson aktualisht presidencën e BE-së – për ta shtyrë hapjen e kapitullit...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli tha në Frontal në T7 se ministri i Bujqësisë, Faton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.