Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se tymi i marihuanës rrit dëmtimin në sistemin e frymarrjes tek duhanpirësit.
“Ekziston një perceptim publik se marihuana është më e sigurt se duhani dhe ky studim ngre shqetësimin se kjo mund të mos jetë e vërtetë,” tha autorja kryesore e studimit Dr. Giselle Revah.
“Shoqata Amerikane e Mushkërive thotë se e vetmja gjë që duhet të hyjë në mushkëritë tuaja është ajri i pastër, kështu që nëse po thithni diçka, ajo mund të jetë potencialisht toksike për mushkëritë tuaja”, tha ajo.