×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Studimi zbulon efektin anësor të pazakontë të paracetamolit

    FrontOnline
    18 Nëntor 2022

    Ilaçi më i zakonshëm i të gjithë planetit i është nënshtruar një studimi nga revista shkencore “Social Cognitive and Affective Neuroscience”.

    Në këtë studim janë gjetur tregues se konsumimi i paracetamolit ndikon në marrjen e më shumë rreziqeve në vendimmarrje, veçanërisht tek ata njerëz që kanë ndjeshmëri të madhe emocionale.

    Normalisht, njerëzit përdorin barrën e tyre emocionale si një pengesë për të mos marrë përgjegjësi. Megjithatë, ky studim ka nxjerrë në pah se përmes konsumimit të medikamenteve, kjo barrierë reduktohet ndjeshëm. Prandaj, paracetamoli, përveçse një mjet i dobishëm kundër dhimbjeve dhe shqetësimeve, mund të gjenerojë edhe efekt psikologjik te personi që e konsumon. Në këtë mënyrë ndikohet sjellja dhe vendimmarrja dhe ndodh fenomeni i manipulimit afektiv, duke lënë anash ndjenjat.

    Studimi e realizoi provën shkencore në tre faza, me qindra studentë si kampion. Në mënyrë të rastësishme, një pjese të tyre iu dha 1000 mg paracetamol (dozë e përdorur për studime psikologjike dhe maksimumi i lejueshëm për konsum të të rriturve). Të tjerëve iu dha një placebo. Ata duhej të prisnin afërsisht 45 minuta që paracetamoli të hynte në fuqi.

    Nëpërmjet disa aktiviteteve, studiuesit kuptuan se paracetamoli redukton ankthin në procesin e vendimmarrjes dhe për këtë arsye, ndjenjat negative largohen në një mënyrë që e bën më të lehtë vazhdimin e zbatimit të vendimit. Domethënë, paracetamoli arrin të reduktojë emocionet kur merret një vendim. Me pak fjalë, ky hulumtim ka vënë në pikëpyetje shitjen pa recetë të paracetamolit në farmaci. Për më tepër, ky propozim mbështetet nga FDA (Food and Drug Administration), në një aspekt tjetër të hulumtuar tashmë në të kaluarën, pasi konsumimi i tepërt i paracetamolit mund të dëmtojë mëlçinë, përgjegjëse për tretjen dhe eliminimin e substancave toksike nga trupi.

    /A2CNN/

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin...
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.