×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Studimi norvegjez: Izolimi nuk ishte i nevojshëm për të “mbërthyer” coronavirusin

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Nga Fraser Nelson The Spectator

    Norvegjia po mbledh të dhëna për të krijuar një pamje të asaj që ndodhi përpara izolimit total dhe zbulimi i fundit është mjaft domethënës. Duke përdorur të dhëna të vëzhguara, shifra nga spitalet, numrat e infeksioneve po ndërtohet një pamje e asaj që po ndodhte në mars.

    Në atë kohë, askush nuk dinte gjë. Ekzistonte frika se virusi ishte kaq infektues dhe çdo njeri infektonte nga dy deri në tre persona të tjerë dhe vetëm izolimi mund të ulte shkallën e rritjes eksponenciale, të ashtuquajturin numri R. Kjo hipotezë u hodh nga Imperial College London për Britaninë, Norvegjinë dhe disa vende europiane.

    Por autoriteti publik shëndetësor norvegjez ka publikuar një raport me një përfundim befasues: virusi nuk po përhapej me atë shpejtësi dhe se ishte drejt zhdukjes në kohën kur u urdhërua izolimi. “Duket sikur shkalla efektive e riprodhimit kishte rënë në 1.1 përpara se të zbatoheshin masat e izolimit. Në retrospektivë, infeksioni kishte nisur rënien”.

    Kjo shtron një pyetje të vështirë: a ishte i nevojshëm izolimi? Çfarë u arrit që nuk mund të ishte arritur nga distancimi social vullnetar?

    Camilla Stoltenberg, drejtoresha e agjencisë së shëndetit publik në Norvegji ka dhënë një intervistë ku tregon për pasojat e këtij zbulimi.

    “Vlerësimi ynë tani është se ndoshta do kishim pasur të njëjtin efekt por do të shmangnim pasojat e rënda ekonomike duke mos u izoluar ”.

    Ajo thotë se kjo është e rëndësishme të pranohet tani, se nëse ka një valë të dytë në dimër, duhet të jemi thellësisht të sigurt mbi faktin nëse izolimi ishte efikas.

    Agjencia e statistikave në Norvegji po ashtu është e para në botë që përllogarit dëmin e përhershëm të shkaktuar nga mbyllja e shkollave: kjo vështirëson shanset në jetë dhe ul përgjithmonë potencialin për fitime. Pra, një vend duhet të zbatojë këtë masë drakoniane vetëm nëse është i sigurt se baza për mbylljen akademike është e shëndoshë. Dhe sipas mendimit të Stoltenberg, baza për këtë nuk ishte e mirë.

    Edhe britanikët meritojnë të njëjtin sinqeritet. Ka plot të dhëna në Mbretërinë e Bashkuar ku mund të bazohet raporti. Dhe nuk është e vështirë që qeveria të bëjë atë që kanë bërë autoritetet suedeze dhe norvegjeze: të prodhojnë një vlerësim për numrin R që në shkurt ose në mars. Dhe më pas përdorni këto të dhëna  dhe jo supozimet dhe modelet për të matur efektin e izolimit total.

    Rezultatet e një studimi të tillë mund të jenë të pakëndshme për një qeveri, që ende kërkon të zbatojë izolimin. Por këto gjëra duhen bërë publike.

    Të dhënat e Mbretërisë së Bashkuar mund të tregojnë se qindra-mijëra do të kishin vdekur edhe pa izolim dhe, edhe pse duket brutale. Por nëse të dhënat tregojnë diçka si në Norvegji, atëherë ky është një diskutim që duhet bërë. Artikulli ynë kryesor përfundon me këtë pikë:

    “Tani është koha për të rimarrë liritë dhe për të kaluar në një sistem vullnetar: të kemi kujdes të vazhdueshëm, por gjithashtu të kërkojmë nga njerëzit që të përdorin pikën e përbashkët. Vendi është gati që të krijojë besim. Pyetja është nëse kryeministri ndihet i gatshëm që të na besojë”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.