×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Studimi britanik e lidh COVID-19 me ngritjen e rasteve të diabetit mes fëmijëve

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    (REUTERS) – Rastet me tip 1 të diabetit mes fëmijëve, të përfshirë në një studim të vogël në Mbretërinë e Bashkuar, pothuajse janë dyfishuar gjatë pikut të epidemisë COVID-19 në Britaninë e Madhe, duke sugjeruar për një lidhje të mundshme mes dy sëmundjeve, gjë që kërkon hulumtime të mëtutjeshme, kanë bërë të ditur shkencëtarët e përfshirë në studim. Derisa studimi bazohet vetëm në një grup të vogël rastesh, është i pari që e lidh COVID-19 me tipin 1 të diabetit që shfaqet te fëmijët dhe mjekët do të duhet ta trajtonin këtë fakt me vëmendje të veçantë, kanë njoftuar hulumtuesit e kolegjit mbretëror të Londrës.

    “Analizat tona tregojnë se gjatë pikut të pandemisë, numri i rasteve të reja të tipit të diabetit 1 te fëmijët ishte jashtëzakonisht i lartë në dy nga spitalet që i kemi studiuar krahasuar me vitet e mëparshme”, ka thënë Karen Logan, bashkëdrejtuese e studimit. “Kur hulumtuam më tepër kuptuam se disa prej këtyre fëmijëve e kishin aktiv koronavirusin, apo i ishin ekspozuar më herët”.

    Logan ka thënë se raportimet e mëhershme nga Kina dhe Italia kanë treguar se fëmijët janë duke u diagnostikuar nëpër spitale me një tipi të ri të diabetit 1 gjatë pandemisë. Ky studim, i publikuar në revistën “Diabetes Care”, ka analizuar të dhënat e 30 fëmijëve të diagnostikuar në spitalet e Londrës me tipin e ri të diabetit 1 gjatë pikut të parë të pandemisë – kjo shifër është rreth dyfish më e lartë se rastet e evidentuara në po këtë periudhë gjatë viteve të mëhershme.

    Njëzet e një fëmijë ishin testuar për praninë e virusit që e shkakton sëmundjen COVID-19, apo u i ishin nënshtruar testeve për antitrupa për të parë nëse i ishin ekspozuar virusit, dhe pesë prej tyre rezultuan pozitivë me infeksionin e koronavirusit të ri.

    Tipi 1 i diabetit shkakton shkatërrimin qelizave që prodhojnë insulinën në pankreas, duke ia pamundësuar trupit prodhimin e insulinës së mjaftueshme për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Grupi i hulumtuesve të kolegjit londinez ka bërë të ditur se një shpjegim i mundshëm i kësaj mund të jetë se proteina kryesore e aktivizuar nga koronavirusi i ri mund t’i sulmojë qelizat që prodhojnë insulinë në pankreas. “Nevojiten më shumë hulumtime për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë lidhje definitive, por në ndërkohë shpresojmë se mjekët klinikë do të jenë të vëmendshëm karshi kësaj dukurie”, ka thënë Logani.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.