×
  • Lajme
  • Lajme

    Stavileci për ambasadorin Berishaj: Personazhi i mega skandalit të përmasave rajonale

    FrontOnline
    10 Maj 2022

    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se nuk ka njeri tjetër përpos ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, që do të mund ta përgënjeshtronte Qeverinë për dyshimet e ngritura nga një medium serioz në Slloveni.

    “Mendoj që janë ndërtuar disa standarde të këqija. Standarde të këqija edhe për punën, transparencën dhe llogaridhënien e një Qeverie po edhe për mënyrën se si arsyetohen të themi gjërat dhe veprimet e paarsyetueshme. Nuk ka njeri tjetër përveç ambasadorit i cili do të mund t’i përgënjeshtronte të themi dyshimet të cilat kanë ngritur dhe ato nuk janë ngritur nga ne, fillimisht janë ngritur nga një medium slloven, pra i besueshëm i cili nuk ka pasur të bëjë asgjë me Kosovën dhe krizën energjetike në Kosovë”, tha ai.

    Tutje Stavileci për EO, ka thënë për Berishajn, se është personazhi i këtij mega skandali të përmasave rajonale.

    “Tani a është apo nuk është rastësi që ne kemi kaluar nëpër një krizë të thellë energjetike me aq shumë pasoja të papërballueshme për xhepin e qytetarëve të vendit tonë me shumë telashe dhe shumë rëndesa. Edhe ashtu të mbledhura nga të gjitha këto kriza nëpër të cilat ka kaluar qytetari i vendi tonë, atëherë pra ka plasur edhe një skandal i cili na ka bërë të mendojmë që aty ka pasur mundësi edhe të keqpërdorimeve”.

    “Gjëra të cilat janë dokumentuar e të cilat në këtë rast asnjëherë nuk janë demantuar nga vetë personi i cili ka qenë krye personazhi i këtij mega skandali të përmasave rajonale. E në anën tjetër pra standardi më i keq i mundshëm ka qenë ai kur krerët e shtetit tonë sikurse ndodhi edhe në disa raste të tjera me disa gabime, shkelje ligjesh dhe sjellje të tjera jo të mira jo të hijshme, kundërvajtje dhe të kësaj natyre të ministrave të kësaj Qeverie, kur eprorët e tyre thonë që ne u besojmë pra në këtë rast ministrit apo ambasadorit siç ishte rasti i këtij skandali”.

    “Nuk ka pasur asnjë demantim, nuk ka pasur asnjë zhvillim, nuk ka pasur asnjë raportim të mirëfilltë për atë se çfarë ka ndodhur dhe nëse ne e shohim komplet fotografinë e kësaj krize të këtyre të bëmave të këqija, të këtij dështimi menaxherial dhe të Qeverisjes atëherë pra edhe më shumë vërtetohen dyshimet tona se në këtë mes ka pasur edhe keqpërdorime, abuzime me mjetet e qytetarëve të vendit tonë”.

    “Mendoj që krerët e shtetit dhe në përgjithësi Qeveria do të duhej përkundrazi ta ndërtonin një standard të ri, jo vetëm që nuk e kanë ndërtuar një standard të ri po mendoj që e kanë degraduar edhe imazhin e shtetit tonë përveç asaj që nuk i’u kanë ndihmuar qytetarëve në masën dhe vlerën që ata e meritojnë”.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, konsideron se partitë opozitare nuk kanë qëndrim të njëjtë për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje. Ai...
    Lajme19 Maj 2024
    Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh,...
    Të tjera
    Sport19 Maj 2024
    Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është mbreti i peshave të rënda, pasi mposhti Tyson Furyn. Usyk triumfoi ndaj Furyt me vendim të ndarë...
    Lajme19 Maj 2024
    Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Kosovës mori dritën jeshile për liberalizim të vizave. Përpos efekteve të shumëta pozitive për...
    Lajme19 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Siç njoftoi Zyra e...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pres sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Për komandantin ukrainas të armëve Oleksandr Kozachenko, municioni i shumëpritur i SHBA-së nuk mund të vijë aq shpejt sa ai dhe shokët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.