×
  • Lajme
  • Lajme

    “Statusi i strukturave ilegale të zgjidhet në Bruksel”, BE përsërit thirrjen për konstruktivitet në dialog

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për konstruktivitet në dialog. Kjo vjen pas deklaratës së djeshme të BE-së referuar mbylljes së strukturave paralele në dhjetë komuna të vendit.

    BE-ja gjatë ditës së djeshme ka thënë se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia parashikohet të zgjidhet përmes dialogut. E zëdhënësja e BE-së, Anita Hipper gjatë ditës së sotme në një konferencë për media, e pyetur për deklaratën e djeshme, ka përsëritur se për Bashkimin Evropian, dialogu mbetet parësor.

    “Ne gjithmonë besojmë në fuqinë e dialogut, kjo është parësore dhe e domosdoshme dhe kjo është pse bëjmë përpjekje për këtë dhe arsyeja pse kërkojmë nga të gjitha palët që ta bëjnë këtë. E keni parë deklaratën tonë, dhe atë çka është thënë më parë. Është e rëndësishme që ta vazhdojmë dialogun në mënyrë konstruktive”, tha Hipper.

    Pas deklaratë së djeshme të BE-së, reagoi Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i cili i është përgjigjur Bashkimit Evropian me tri qartësime sa i përket aksionit të Policisë së Kosovës në mbylljen e strukturave paralele në disa rajone të mërkurën.

    Bajrami ka sqaruar se ato struktura ishin ilegale të drejtuara nga Serbia, se s’ka marrëveshje mbi ato dhe që aksioni nuk nxiti tensione.

    “Për sqarim: Nuk ka struktura të mbështetura nga Serbia në Kosovë; ato ishin struktura ilegale të drejtuara nga Serbia. Nuk ka asnjë marrëveshje që përcakton negociatat për të ardhmen e këtyre strukturave. Sot, operacioni i Policisë së Kosovës nuk shkaktoi tensione”, ka shkruar Bajrami në platformën X.

    Kujtojmë se gjatë një operacioni policor të mërkurën janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore paralele.

    Aksioni për mbylljen e komunave paralele është kryer në dhjetë komuna të vendit. Ai u kritikua nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe ambasadat tjera të akredituara në vend.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Një pensioner në Istog e ka bërë për “pesë pare” kryeministrin Albin Kurti. Ai e kritikoi Kurtin për rritje të vogël të...
    Lajme16 Janar 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë...
    Lajme16 Janar 2025
    Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia, më 14 janar të këtij viti ka filluar vuajtjen e dënimit...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Në seancën e rigjykimit të enjten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në rastin ku Berat Berisha akuzohet se vrau axhën e tij...
    Kronika16 Janar 2025
    Për shkak të mungesës së përkthyesit ligjor, dështoi të nisë gjykimi të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj Sakir Mazrek, Ferdi...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Dega e LDK-së në Gjilan ka reaguar pasi Vetëvendosje dje shpërndau pako ushqimore për familjet në nevojë, në kohën kur partitë politike...
    Opinione16 Janar 2025
    Nga: Tim Stanley / The Daily Telegraph Duket se presidenca e Donald Trumpit do të nisë me një moment të rëndësishëm, ngjashëm...
    Lajme16 Janar 2025
    Në qendrën e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë sot u zhvillua ceremonia e Transferimit të Autoritetit të Kontingjentit Gjerman të...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përgatitur një video-udhëzues për elektoratin e tyre lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.