×
  • Lajme
  • Lajme

    Statisikat e fundit, sa shtetas të Kosovës jetojnë në Zvicër

    FrontOnline
    23 Shkurt 2024

    Si shtetas të Kosovës më 31 dhjetor 2023 figurojnë 116.804 banorë. Me pasaportë të Shqipërisë janë 3350, ndërsa me të Maqedonisë së Veriut, 70141 persona

    Sekretariati Federal për Migracion (SEM) ka publikuar statistikat e fundit për numrin e të huajve në Zvicër. Të dhënat i referohen 31 dhjetorit të vitit 2023, si data më e re për të cilën ka shënime në dispozicion.

    Mediat zvicerane, duke raportuar për këto statistika, në të shumtën e rasteve kanë vendosur fokusin, në rritjen “neto” të numrit të të huajve gjatë vitit të fundit. Dhe kjo rritje duket e konsiderueshme. Kështu, sipas burimit të përmendur tashmë, në Zvicër gjatë vitit 2023 ka pasur një rritje krahasuar me një vit më parë prej 98,851 personash me shtetësi të huaj.

    Më tutje, krahas të dhënave të tjera, statistika në fjalë jep edhe listën e numrit të huajve sipas numrit të tyre, ku, sikur edhe deri më tani, të parët janë italianët (342,454), pas tyre vijnë gjermanët (326,033 persona), portugezët (260,462 persona) dhe francezët (165,684 persona). Por, në këtë radhitje, në komunikatën përkatëse mungojnë shqiptarët, gjegjësisht shtetasit e Kosovës, të Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi (me etni shqiptare) dhe të Shqipërisë, për faktin e thjeshtë se nuk janë në mesin e katër të parëve.

    Duke hulumtuar më tutje, albinfo.ch ka marrë shifrat specifike për të gjitha shtetet, nga burimi, gjegjësisht SEM, ku hyjnë edhe ato të shteteve të përmendura. Kështu, si shtetas të Kosovës këtu figurojnë gjithsej 116.804 banorë. Me pasaportë të Shqipërisë janë 3350, ndërsa me të Maqedonisë së Veriut, 70141 persona. Numri i përgjithshëm i shtetasve të Serbisë është 57087, ndërsa i atyre të Malit të Zi, 2247. Duke parë këto shifra, mund të konstatohet se numri i shqiptarëve (që nuk kanë pasaportën zvicerane) nga këto dy vende duhet të jetë i vogël.

    Numri i të huajve është paraqitur edhe sipas statusit të qëndrimit të tyre në Zvicër. Te shtetasit e Kosovës, për shembull, numrin më të madh e përbëjnë ata me leje të qëndrimit të përhershëm (Viza C), ku figurojnë 92462 veta. Me Vizë B janë 24126, ndërsa me leje të tjera qëndrimi është një numër dukshëm më i vogël.

    Si gjithmonë duhet të theksohet se këta numra flasin për ata të huaj që nuk kanë pasaportë zvicerane. Në këtë kuptim, si te shtetasit e Kosovës, ashtu dhe te ata të shteteve të tjera të përmendura (Shqipëri, Maqedoni, Serbi…), po të zbatohej faktori etnik, do të dilte një numër dukshëm më i madh i shqiptarëve, së paku sa dyfishi i numrave të përmendur më lart.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.