×
  • Lajme
  • Lajme

    “Stafi shëndetësor është i stërlodhur dhe i mbingarkuar”

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Stafi shëndetësor është stërlodhur dhe është i mbingarkuar pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë.Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, Blerim Syla, i cili thotë se deri para dy ditësh, 257 punëtorë shëndetësorë janë konfirmuar me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi, por që sipas tij, ky numër tashmë mund të ketë arritur deri në 300.

    “Unë nuk dua të përhap panik që është duke dalë situata prej kontrollit, mirëpo unë mund të them se jemi duke i stërmbushur kapacitetet, ato që i kemi ne. Sipas statistikave që i posedon Federata Sindikale e Shëndetësisë, në Kosovë i kemi të përgatitur diku 401 shtretër, në krejt Kosovën, sa i përket atyre që duhet të trajtohen me COVID-19.Mirëpo, problemi qëndron te stafi sepse ky staf është stërlodhur dhe është i mbingarkuar”, thotë Syla.

    Syla thotë se i gjithë problemi qëndron se Kosova nuk ka staf të mjaftueshëm që të trajtojë pacientët me COVID-19.“Sa i përket situatës nëpër klinika, ju e dini që ka pasur disa tendenca për dhënien e shërbimeve edhe nëpër spitale të tjera. Mirëpo problem e kemi sepse nuk kemi shumë staf.

    Po ua marr rastin e Gjakovës. Atje pardje kemi pasur katër punëtorë shëndetësorë të infektuar, ndërsa kemi nëntë pacientë që janë duke e marrë trajtimin. Pra, situata nuk është e mirë, është një situatë goxha e rëndë dhe kjo është pasojë e të gjithëve”, thotë Syla për Radion Evropa e Lirë.Të shtunën, Kosova ka regjistruar tetë të vdekur dhe 178 raste të reja me koronavirus, që shënon ditën me rekordin më të keq brenda një dite sa i përket viktimave dhe të infektuarve.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri apel po ashtu që qytetarët të respektojnë rekomandimet, si: mbajtjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe ruajtjen e higjienës, pasi sipas këtij Institutit, duke respektuar këto rregulla, ruhet edhe shëndeti i qytetarëve.Qeveria e Kosovës të mërkurën vendosi disa masa shtesë për mbrojtjen nga koronavirusi, përshirë edhe ndalesën e grumbullimit të më shumë se 50 personave në ambiente të hapura dhe të mbyllura.Rastet e para me koronavirus në Kosovë u regjistruan më 13 mars.Që atëherë, deri më 4 korrik, sipas të dhënave të publikuara nga IKSHPK, 3,356 persona janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 66 kanë vdekur, 1,874 janë shëruar dhe 1,416 persona vazhdojnë të jenë aktivë me koronavirus./rel/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende priten riga shiu me rrufe...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Shtime dega e tyre përfshinë 50% gra në listë. “Në qytetin e Shtimes, me...
    Lajme21 Korrik 2025
    Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Njohësi i çështjeve të arsimit të lartë, Xhavit Rexhaj, në “Info Plus”në për RTK ka shprehur shqetësimin për rënien e vazhdueshme të...
    Lajme21 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u arrestua të shtunën në Kosovë. Kjo pasi ai gjatë një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një grua 82-vjeçare vdiq në Fondi (Latina) pasi u infektua me virusin e Nilit Perëndimor. Gruaja, banore e Romës u shtri në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve sot në Gjakovë, duke thënë se “humbja e jetës në...
    Lajme21 Korrik 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.