Asnjë vdekje e re e personave të infektuar me Covid-19 nuk është raportuar në Uells për herë të parë që nga muaji mars.
Megjithatë marrë parasysh se si bëhet grumbullimi i të dhënave dhe përpilimi i listave nga Instituti i Shëndetit Publik në Uells – data e vdekjes është data në të cilën raportohet – ka pasë edhe ditë të mëhershme ku statistikat nuk tregojnë se ka pasë vdekje të personave të infektuar me Covid-19.
Ndërkohë edhe 15 persona të tjerë që rezultuan pozitivë për koronavirus kanë vdekur në spital në Angli.