×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitali në Ferizaj vetëm për COVID-19, rastet tjera barten në QKUK

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Shtabi emergjent në Komunën e Ferizajt, në bashkëpunim me institucionet qendrore, ka marrë vendim që shërbimet e Kirurgjisë, Gjinekologjisë dhe Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Ferizajt të transferohen në QKUK në Prishtinë.

    Ndërkohë, i gjithë objekti i Spitalit të Ferizajt tashmë do të shërbejë vetëm për pacientët me COVID-19, raporton KOHA.

    Në këtë komunë janë 222 raste aktive me koronavirus, prej tyre 39 janë të hospitalizuar dhe po trajtohen me oksigjenoterapi.

    Ndërkohë, në gjendje të rëndë shëndetësore janë tre pacientë.

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se deri tash hapësirat e Spitalit të Ferizajt kanë qenë të kufizuara për ta pranuar fluksin e madh të qytetarëve me COVID-19.

    Drejtori i Spitalit Rajonal në Ferizaj, Jeton Zeqiri, ka thënë se për çdo ditë po rriten kërkesat për hospitalizim të pacientëve me koronavirus. Ai ka shtuar se në këtë situatë kërkohet një organizim i mirëfilltë.

    Edhe familjarët e pacientëve e kanë mirëpritur vendimin e Shtabit emergjent dhe thonë se janë të kënaqur me ofrimin e shërbimeve mjekësore në këtë spital.

    Deri tash në këtë komunë nga koronavirusi kanë vdekur gjashtë qytetarë.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dorëzuar programin e koalicionit kryetarit të Shoqatës së të Verbërve të...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës në këtë fundvit, ka bërë apel te qytetarët që të festohet me dashuri, respekt dhe harmoni. Përmes një postimi...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se me veturën “Inteligjente”, në rajonin e Prishtinës ka filluar plani për identifikimin e  veturave të pa...
    Të tjera
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Policia po kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuarit për vjedhje. “Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka thënë se sot është njoftuar nga Gjykata Speciale se e ka përfunduar...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ish kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Rexhep Haxhimusa, është ndarë sot nga jeta, në moshën 82-vjeçare Lajmin për vdekjen e tij...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Në vitin 2024, interesi për armëmbajtje në vend ka qenë dukshëm i lartë. Gjatë periudhës janar-dhjetor, janë regjistruar plot 14,340 aplikime nga...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat publike. Kjo ndalesë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.