×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spitali gjerman: Navalny ende në koma, por gjendja e tij po përmirësohet

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili dyshohet se është helmuar, ndodhet ende në një koma artficiale, por gjendja e tij është e qëndrueshme dhe simptomat e tij po përmirësohen, thanë të premten mjekët gjermanë që po kujdesen për të.

    Navalny, një politikan dhe hetues korrupsioni, i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë.

    Fundjavën e kaluar ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij.

    Bëhet e ditur se 44 vjeçari po trajtohet me antidotën atropinë. Spitali Charité tha se “ka pasur njëfarë përmirësimi të simptomave të shkaktuara nga aktiviteti i frenuesit të kolinesterazës”.

    “Gjendja e tij mbetet ende serioze, por nuk është në rrezik jete. Për shkak të helmimit të rëndë të pacientit, është ende mjaft herët që të parashikohen efektet e mundshme afatgjata”, tha spitali.

    Gruaja e Navalny, Yulia e ka vizituar atë rregullisht në spital dhe “Charité” tha se mjekët janë në kontakt të vazhdueshëm me të.

    Aleatët e Navalny këmbëngulin se ai ishte helmuar me qëllim dhe thonë se Kremlini ishte pas këtij sulmi, akuza që zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë si “zhurmë e kotë”.

    Ekspertët perëndimorë kanë tërhequr vëmendjen se është shumë herët të nxirren përfundime lidhur me shkaqet që mund të kenë shkaktuar sëmundjen e Navalny, por vënë në dukje se Novichok, agjenti nervor i kohës sovjetike, që u përdor për të helmuar ish-agjentin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Britani, ishte një frenues i kolinesterazës.

    Mjekët rusë që trajtuan Navalny në Siberi e kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur përfundimin e spitalit gjerman, duke thënë se e kishin përjashtuar helmimin si diagnozë dhe se analizat e tyre për frenuesin e kolinesterazës, dolën negative.

    Navalny u dërgua në Gjermani për trajtim mjekësor pasi kancelarja Angela Merkel ofroi personalisht që ai të kurohej në Berlin. /VOA/

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se shpreson që javët e ardhshme të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu u...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përgjatë konferencës me presidentin francez, Emmanuel Macron tha se bashkë folën rreth ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Rama...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e...
    Të tjera
    Opinione17 Maj 2025
    Nga: Gjeneral Piro Ahmetaj  Siç është gjerësisht e mirën johur, nesër, dt. 16 maj Tirana ka nderin të mikëpresë takimin e 6...
    Lajme17 Maj 2025
    Arben Vitia, deputeti i LVV-së, ka thënë se nuk pret se do të ndryshojë kandidati për kryeparlamentar. “Jo, në asnjë mënyrë. Po...
    Lifestyle17 Maj 2025
    Ajo që na tërheq diku në një moment të jetës sonë mund të ndryshojë lehtësisht me kalimin e kohës. Ndërsa shumë njerëz...
    Kronika17 Maj 2025
    Një shtëpi është djegur në Ballaban të Prishtinës. Lajmin në polici e ka raportuar ankuesi mashkull kosovar, i cili ka bërë të...
    Lajme17 Maj 2025
    Time Kadrijaj, deputete e AAK-së ka kritikuar Lëvizjen “Vetëvendosje” për insistimin në shkeljen e Kushtetutës, duke kërkuar votim të fshehtë. “Partitë opozita...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përgjatë konferencës me presidentin francez, Emmanuel Macron tha se bashkë folën rreth ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Rama...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.