Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagë,Christopher Bennett, ka thënë se nuk është i informuar rreth asaj se ish-kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Fushë Kosovës, Adem Zogjani, është ftuar për tu intervistuar në Hagë.
“Unë nuk kam asnjë informacion dhe koment”, ka thënë Bennett për klankosova.tv.
Djali i Zogjanit, Liridon Zogjani, ka thënë se babai i tij ka udhëtuar për në Hagë dje.
“Sot në ora 07:30 të mëngjesit, babi është ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty është dërguar për në Hagë, pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja . Babi ka qenë një mbështetës i fuqishëm i celulave të para të luftës, në aspektin operativ e sidomos atë financiar , që nga fillimi i viteve të 80-ta”.
Pos kësaj, Adem Zogjani në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një postim të lokacionit të tij që ishte në Hagë.
Zogjani në vitin 2019 kishte vendosur që të largohej nga partia që drejtonte Kadri Veseli dhe i ishte bashkuar partisë së Ramush Haradinajt.
https://www.facebook.com/adem.zogjani957/posts/2975533012566140