×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja e arrestoi në Tiranë, Dritan Goxhaj e padit ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2023

    Autoritet e Shqipërisë, më 31 korrik në Tiranë e arrestuan ish-ushtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, me urdhër të Gjykata Speciale të Kosovës për frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë.

    Në lidhje me këtë, Goxhaj ka ushtruar padi ndaj ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manaj, pasi tha se i ka dhënë rrugë kërkesës për ekstradim nga Dhomat e Specializuara, duke shkelur ligjet e Shqipërisë dhe kryesisht Ligjin për Ekstradim.

    “Pra, ligjin numër 2 dhe atë numër 3 të viteve 2013, që kanë të bëjnë me ekstradimin, marrëveshjen e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në atë marrëveshje caktohet qartësisht se çdo lloj kërkese për ndihme juridike apo për ekstradim nga Kosova në drejtim të Shqipërisë duhet të kalojë nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe pastaj në ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë”.

    “Ndërkohë, kjo kërkesë nuk ka ardhur nga ministria e Drejtësisë e Kosovës por ka ardhur direkt nga Gjykata Speciale në drejtim të ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, pra duke shkelur çdo lloj rregullore. Dhe në bazë të kësaj, është bërë edhe ndalesa ime dhe mbajtja në burg në mënyrë të paligjshme, pasi kërkesa ka ardhur në mënyrë të paligjshme”, tha Goxhaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

    Goxhaj më tej tha se ndalimi i tij ishte i paligjshëm, pasi tha se ministri Manja ka bërë shpërdorim detyre në rastin e tij.

    “Njëkohësisht kemi shpërdorim detyre edhe nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për arsye se kanë shkelur edhe Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht nenin 162, i cili e përcakton qartësisht që në rast se Dhomat e Specializuara duhet të hyjnë në një marrëveshje me një shtet tjetër, ajo marrëveshje do të kalojë nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Pra, ata kanë anashkaluar ministrinë e Drejtësisë së Kosovës”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

    Ai foli edhe për veprat të cilat rënduan mbi të, duke thënë se kallëzimi që Dhomat e Specializuara kanë bërë kundër tij nuk thonë që ai i është drejtuar dikujt.

    “Por, vetëm thonë se Goxhaj ka publikuar një shkrim në faqen e tij në Facebook. Pra, fjala e lirë për Dhomat e Specializuara quhet kërcënim. Absolutisht nuk është kërcënim që t’i përmendet emri dikujt, çdo kujt që i përmendet emri ka të drejt t’i drejtohet gjykatës në rast se ndjehet i kërcënuar. Shkrimi im ka të bëjë me emra që i konsiderojë si dëshmitarë të rremë”, tha ai.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.