×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spanja i jep fund izolimit të fëmijëve

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Spanja ka patur kufizimet më të rrepta në botë gjatë kësaj periudhe pandemie. Ky vend ka filluar lehtësimin e kufizimeve duke lejuar të dielën që fëmijët të dalin jashtë shtëpive për herë të parë në më shumë se një muaj. Ndërsa janë lehtësuar kufizimet, fëmijët nën moshën 14 vjeçare mund të dalin për të soditur nga ora nëntë e mëngjesit deri në orën nëntë të darkës. Siç nja njeh materiali i korrespondentit të Zërit të Amerikës Alfonso Beato nga Barcelona, ky hap i vogël lehtësimi po bën një ndryshim të madh tek jetët e fëmijëve.

    Barcelona e katër javëve më parë tashmë ka ndryshuar. Të mbyllur brenda nga rregullat e rrepta për 44 ditë, fëmijëve u është dashur të kalojnë kohën duke studiuar dhe lozur brenda shtëpisë. Tunet Wiczorek është një nga këta fëmijë:

    “Në disa raste ngjiteshim në taracë dhe aty gjenim edhe njerëz të tjerë me të cilët flisnim nga distanca”.

    Me urdhër të qeverisë spanjolle fëmijët kanë qenë të mbyllur brenda që nga 14 marsi, kur ai vend deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme me synimin për të ngadalësuar pandeminë.

    E diela ishte një ditë e gëzuar për fëmijët.

    “Jemi të gëzuar në këtë ditë me diell. Është shumë mirë dhe jam shumë i lumtur”, thotë Tunet.

    Ky është një hap i vogël drejt normalitetit edhe pse shkollat janë të mbylluara pa një datë të caktuar për rihapje. Fëmijët mund të lejohen të lozin përjashta por jeta normale është akoma diçka që fëmijët dëshirojnë.

    “Dua të jem me miqtë, të shkoj në shkollë dhe të mësoj gjëra të tjera”, thotë Tunet.

    Numri i vdekjeve ditore në Spanjë po bie nga dita në ditë. 26 prilli shënoi shkallën më të vogël të vdekjeve që nga 18 marsi. Joe Wiczorek është babai i djaloshit Tunet.

    “Njerëzit kanë vepruar me korrektësi dhe kanë zbatuar prorositë e qeverisë. Tani të shohim cilat do të jenë efektet dytësore”, thotë Joe.

    Shumë njerëz në Spanjë kanë pritur prej kohësh të shohin fëmijët nëpër rrugë. Ky mund të jetë një hap i vogël por megjithatë ka sjellë shpresa se virusi po kalon dhe se kthimi në jetën normale po vazhdon.VOA

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.