×
  • Lajme
  • Lajme

    Spanja heq veton për Kosovën

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Spanja ka hequr veton ndaj Kosovës për pjesëmarrje në samite, takime dhe konferenca ndërkombëtare. Vetoja ishte vendosur nga Spanja në vitin 2018 nga Mariano Rajoy.

    Sipas europa presss, kryeministri Pedro Sánchez do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor i cili do të mbahet me datë 6 maj. Për shkak të pandemisë së Covid-19, samiti do të mbahet me anë të videokonferencave. Në samitin e 6 majit, pritet të marrë pjesë edhe Kosova.

    Spanja nuk e njeh Kosovën dhe burime diplomatike pranë qeverisë spanjolle bëjnë me dije se nuk ka ndryshim pozicioni në territorin e Ballkanit Perëndimor.

    Ministrja e Jashtme, Arancha González Laya tha se qëllimi i Spanjës është i njëjtë me atë të Bashkimit Evropian, të arrijë një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit. Ajo gjithashtu bëri me dije se Spanja nuk ka ndërmend të qëndrojë si një vëzhguese në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Nëse boshti i Evropës lëviz në lindje, Spanja gjithashtu duhet të lëvizë dhe duhet të kontribojë në zgjidhjen e konflikteve atje ku ka konflikte”- tha González Laya. /tch/

    Burimi: https://www.europapress.es/nacional/noticia-sanchez-participara-videoconferencia-cumbre-ue-balcanes-invitado-kosovo-20200430182148.html

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.