×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spahn: Gjermania mund ta ketë një vaksinë për COVID-19 në muajt e ardhshëm

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha të enjten se ai pret që në muajt e ardhshëm, apo përfundimisht vitin e ardhshëm (2021) të zbulohet një vaksinë ndaj COVID-19.

    Më 12 gusht, agjencia e shëndetit publik në Gjermani fillimisht publikoi një raport ku thoshte se në vjeshtë do të ketë një vaksinë por, më pas, dokumenti u fshi nga faqja e internetit e Institutit Robert Koch (RKI).

    Instituti tha se dokumenti nuk ishte i përditësuar dhe ishte botuar gabimisht, raporton Reuters.

    “Unë jam optimist se në muajt e ardhshëm, dhe sigurisht në vitin e ardhshëm, mund të ketë një vaksinë”, i tha Spahn televizionit gjerman ZDF, transmeton REL.

    Spahn nuk pranoi të caktojë një muaj specifik në të cilin vaksina do të ishte e gatshme, duke thënë se akoma nuk është e mundur të përcaktohej se sa shpesh njerëzit kanë nevojë të vaksinoheshin ose sa do të zgjaste imuniteti nga ajo vaksinë.

    “Por, një gjë që mund të themi është se falë të gjithë neve që punojmë së bashku – studiuesve, shkencëtarëve, publikut – me siguri do të kemi një vaksinë më shpejt se kurrë më parë në historinë e njerëzimit”, tha ministri gjerman.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi të martën se Rusia ishte bërë vendi i parë që ka miratuar një vaksinë ndaj COVID-19.

    Spahn përsëriti dyshimet e tij për atë vaksinë, të quajtur “Sputnik V”, duke thënë se kishte relativisht pak të dhëna për të.

    Të enjten në Gjermani janë regjistruar 1.445 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 219.964.

    Instituti Robert Koch (RKI) raportoi se janë shënuar edhe katër vdekje.

    Deri më tani, në Gjermani nga sëmundja COVID-19, kanë humbur jetën 9.211 persona.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.