Kompania Sowi Kosovo ka marrë sot licencën e dytë për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë, nga Parku me Erë “SELAC 2”, ndërmarrjes SOWI KOSOVO L.L.C, në kapacitet prej 34.47 MW.
Këtë vendim e mori Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Sipas njoftimit dërguar mediave, ndërmarrja kosovare-gjermane-izraelite ‘SOWI Kosovo’ ka ndërtuar tashmë tri projekte të prodhimit të energjisë elektrike nga era në komunën e Mitrovicës, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 MW. Kompania është në pritje edhe për licencën e tretë për energji të ripërtërishme, që pritet të lëshohet gjatë këtij muaji.
“Pas vendimit të sotëm të Bordit, janë dy projekte të kompanisë ‘Sowi Kosovo’ që kanë marrë licenca për prodhim. Projekti i parë prej 34.47 MW ka filluar prodhimin në tetor të këtij viti. I dyti, apo projekti i licencuar sot, së shpejti do të fillojë prodhimin dhe gjatë këtij muaji po ashtu pritet edhe licencimi i projektit të tretë”, thuhet në njoftim.