×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, çdo 1 në 10 persona jeton me ndonjë çrregullim

    FrontOnline
    10 Tetor 2023

    Dita Botërore e Shëndetit Mendor shënohet më 10 tetor dhe është fushata më e rëndësishme vjetore globale që synon ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit mendor.

    Ajo shënohet në të gjitha kontinentet dhe pothuajse në të gjitha vendet përmes ngjarjeve dhe programeve lokale, rajonale dhe kombëtare. Këtë vit, ajo shënohet nën sloganin “Le të bëhet shëndeti dhe mirëqenia mendore një prioritet për të gjithë” dhe ofron një mundësi për të gjithë që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin mendor.

    Në ditët e sotme, për shkak të ndryshimeve intensive ndaj të cilave jemi të ekspozuar në mjedis, një numri të madh detyrimesh dhe një stili jetese të shpejtë, ndodh shpesh që t’i vendosim të fundit nevojat tona dhe të harrojmë se përveç shëndetit fizik, jo më pak nuk është edhe shëndeti ynë mendor

    Sipas Institutit të Qytetit për shëndetin publik, të gjitha sfidat e epokës moderne, së fundmi dhe pandemia COVID-19, prekin individët ndryshe, mund të ndihemi të mërzitur, të lodhur, në ankth ose të kemi ndonjë ndjenjë apo simptomë tjetër që shoqëron stresin, paaftësia për t’u përqendruar, mungesa e motivimit, ndjenja e vetmisë, por edhe reaksione fizike në formën e ankesave të ndryshme gastrointestinale, dhimbje koke, shtrëngime në gjoks etj.

    Depresioni, ankthi patologjik dhe çrregullime të tjera të shëndetit mendor mund të ndikojnë në aftësinë për të funksionuar në jetën e përditshme, ashtu si diabeti ose disa sëmundje kardiovaskulare.

    Në botë, çdo një në dhjetë persona jeton me ndonjë çrregullim të shëndetit mendor. Për arsyet e mësipërme, është e nevojshme t’i jepet përparësi shëndetit mendor për të përmirësuar, krahas mirëqenies personale, të përgjithshme./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.