
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se sot ka planifikuar të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në fshatin Vragoli, komunë e Fushë Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se konsumatorët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ky sistem sot do të mbesin pa ujë të pijshëm duke filluar nga ora 12:00 – 15:00.
Vendet që do të mbesin pa ujë:
– Parku i Biznesit ( Drenas),
– Sllatina e Madhe,
– Fshati Henc.
“Pastrimi i rezervuarëve të ujit, i domosdoshëm bazuar në shërbime cilësore për konsumatorët”, thuhet në njoftim.