Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 539 testime për coronavirus, ndërsa 83 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-34, Kumanovë-3 Shtip-6, Tetovë-5, Strugë-3, Veles-3, Ohër-1, Gjevgjelia-1, Strumica-5, Kriva Palanka-1, Radovish-1, Koçan-9, Berovë-1, Valandovë-5, Vinica-1, Delçeva-4.
Janë regjistruar edhe katër viktima: tre pacientë nga Shkupi (66, 88 dhe 61) dhe një nga Tetova (73).
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 146 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18.873, prej të cilëve 15.487 janë shëruar, ndërsa 760 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.626./