Duke u bazuar në masat e fundit të Qeverisë së Kosovës rreth situatës me pandeminë Covid-19, sot pishina e Gërmisë hap dyert nga ora 10:00 për të gjithë qytetarët.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryeshefi ekzekutiv i “Sport Marketing”, Liridon Llapashtica, i cili ka theksuar se do të respektohen të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së.
“Prej sot nga ora 10:00 startojmë duke respektuar masat e fundit që dolën prej ministrisë së Shëndetësisë”.
“Pishina ka një hapësirë të madhe, kemi vendosur çadrat në distancë prej dy metrash. Do të respektohen të gjitha rekomandimet e Qeverisë”.