×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Skandaloze/ Në kulmin e krizës energjetike, Kosova shet rrymë (Dokument)

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2021

    Ka disa ditë që Kosova përballet me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e prodhimit të pamjaftueshëm në termocentralet e vendit.

    Kjo ka detyruar KEDS-in të importojë energji elektrike me kosto shumë të lartë, me çmim deri në rreth 350 euro për megavat.

    Megjithatë, energjia që prodhohet në hidrocentralin e “Ujmanit” po shitet jashtë vendit me çmim shumë të ulët, bazuar në një kontratë të mëhershme për shitblerje të energjisë elektrike me kompaninë “Future Energy Trading and Exchange Dynamics” sh.p.k, raporton portali “Front Online”.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga “Front Online”, kompania publike “Ibër Lepenc”, e cila menaxhon me prodhimin e rrymës nga hidrocentrali i “Ujmanit”, në vitin 2020 kishte nënshkruar kontratë një vjeçare për shitje të energjisë elektrike kompanisë “Future Energy Trading and Exchange Dynamics” SH.P.K me nje çmim prej 35.29 € plus TVSH-në. Ky çmim është dhjetëfisht më i lirë se sa çmimi që po e paguan aktualisht Kosova nga importi.

    Portali “Front Online” ka mësuar nga burimet e saj se aktualisht prodhimi i energjisë në Kosovë është duke u bazuar nga blloqet e termocentralit “Kosova A” dhe një bllok të Kosovës B, i cili ka hyrë në funksion të enjten në mëngjes, pas prishjes një ditore.

    Në mungesë të energjisë së prodhuar nga Kosova B, gjithë Prishtina kishte mbetur pa ngrohje, pasi që ndërmarrja komunale “Termokos” furnizohet me avull për ngrohje nga ky termocentral i KEK-ut.

    Portali “Front Online” në lidhje me shitjen e energjisë elektrike jashtë vendit i ka dërguar pyetje gjatë ditës kompanisë publike “Ibër Lepenc” dhe operatorit KESCO, por asnjëri nga ta nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e artikullit.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.