×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Skandaloze/Çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare më i ulëti që nga pandemia, KESCO i “masakron” konsumatorët në Kosovë (Dokument)

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2023

    Për hiç më pak se 600 euro ka rënë çmimi i një megavati energji elektrike në tregjet ndërkombëtare krahasuar me dy vite më parë, përderisa konsumatorët kosovarë kanë pranuar fatura astronomike të energjisë elektrike në muajin dhjetor 2023, raporton portali Front Online.

    Vetëm 21.16 € ka rënë sot çmimi i një megavati energji elektrike në bursën hungareze të energjisë, përderisa në të njëjtën më 21 dhjetor 2021 çmimi i një megavati kishte shkuar 626 €, një rënie për rreth 3000 % . Përkundër rënies drastike të çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare në Kosovë po ndodhë e kundërta. Faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor që janë shpërndarë nga KESCO janë dyfishuar, me arsyetimin se po importohet sasi e madhe e energjisë elektrike, e cila realisht po blihet me çmim më të lirë se që është blerë para pandemisë, raporton Front Online.

    Ankesa të shumta nga qytetarët janë drejtuar në drejtim të Kesco-s për faturat energjisë elektrike për muajin dhjetor. Ata po ankohen se faturat e tyre janë 100 për qind me të shtrenjta.

    Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka thënë se 375 euro është fatura e rrymës që ka pranuar për muajin dhjetor teksa është shprehur i mllefosur

    375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit. Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit” – ka shkruar ai në Facebook.

    Edhe analisti Astrit Gashi ka kërkuar që të hetohet KEDS për faturat e rrymës.

    HETIM NDAJ KESCO PER FATURAT E RRYMES!Faturat jane ekstremisht te fryera. Ka shume mundesi qe kjo eshte bere pershkak te leximit te qellimshem mashtrues, si shembull duke bartur kilovat nga nje muaj nje tjetrin. Jo vetem ZRRE dhe Kuvendi por edhe Prokuroria e Kosoves duhet te nise urgjentisht nje hetim te KESCO, qe te zbardhet nese kishte mashtrim apo jo. Shteti i Kosoves duhet ti mbroje qytetaret, jo investitoret qe mund te bejne mashtrime.”, ka shkruar ai.

    Po ashtu edhe politikanë të partive opozitare kanë reaguar për faturat e rrymës ku kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës.

    Përndryshe, në muajin prill të vitit 2023, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, të cilat janë shtrenjtuar për 15.4 për qind.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Sport10 Janar 2025
    Menaxheri i Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi thotë se Napoli është njëri prej dhjetë klubeve të interesuar, respektivisht të ofertave që i ka...
    Lajme10 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar sot se zyrtari i SHBA’së që po e viziton Kosovën Richard R.Verma ka konfirmuar se se SHBA...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.