×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Skandali i shurupit të kollës në Gambia, policia po heton vdekjen e 66 fëmijëve

    FrontOnline
    09 Tetor 2022

    Policia në Gambia po e heton vdekjen e 66 fëmijëve të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga disa lloje të shurupit të importuar indian për kollën.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të mërkurën, lëshoi një alarm global për katër lloje të shurupeve të kollës, duke paralajmëruar se mund të ishin shkaktaret e dëmtimeve akute të veshkave dhe vdekjes së fëmijëve në muajt korrik, gusht dhe shtator.

    Prindërit e pikëlluar kanë rrëfyer për BBC-në se si fëmijët e tyre kanë ndaluar së urinuari pasi iu janë dhënë shurupet. Ndërsa gjendja e tyre është përkeqësuar përpjekjet për të shpëtuar jetën e tyre dështuan, transmeton Klankosova.tv

    Shurupet (Promethazine Oral Solution, Kofexmalin Baby Cough Syrup, Makoff Baby Cough Syrup dhe Magrip N Cold Syrup) janë prodhuar nga kompania indiane “Maiden Pharmaceuticals” e cila, sipas OBSH-së, nuk ka mundur të garantojë për sigurinë e tyre.

    Edhe qeveria indiane është duke e hetuar këtë rast.

    Zyrtarët shëndetësorë të Gambisë dhe punonjësit e Kryqit të Kuq tani po shkojnë derë më derë, si dhe në barnatore dhe tregje, për të kontrolluar këto shurupe dhe ilaçe të tjera.

    Më shumë se 16,000 produkte janë gjetur deri më tani të cilat janë marrë për t’u shkatërruar, tha një zyrtar i Kryqit të Kuq për BBC-në.

    Presidenti i Gambisë, Adama Barrow, i është drejtuar popullit të premten ku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e fëmijëve, duke siguruar se autoritetet nuk do të lënë “gur pa lëvizur” për të gjetur fajtorin.

    Ai tha se kanë në plan që të hapin një laborator për të testuar nëse ilaçet janë të sigurta, derisa shtoi se do të rishikohen ligjet dhe udhëzimet përkatëse për barnat e importuara.

    Barrow tha gjithashtu se “shifra e vdekshmërisë së fëmijëve (66 fëmijë) nuk ndryshon shumë me të dhënat e regjistruara për periudha të ngjashme në të kaluarën” gjë që shkaktoi dyshime nëse autoritetet mendonin se këto vdekje ishin të pazakonta.

    Në ndërkohë të shtunën presidenti i pezulloi licencën importuesit të dyshuar duke shpallur edhe hetimin policor.

    Disa nga prindërit që humbën fëmijët e tyre thanë se po konsiderojnë ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër autoriteteve.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.