×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata me pandeminë ndikoi edhe në aspektin psikologjik te qytetarët e Kosovës

    FrontOnline
    30 Maj 2020

    Ankthi e stresi kanë qenë dy nga problemet të cilat i kanë pasur qytetarët e Kosovës, të cilët kanë kërkuar ndihmë në Linjën për Ndihmë Psikologjike për COVID-19, e cila është hapur dhe operon tash e një muaj në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Njëra nga koordinatoret e Linjës për Ndihmë Psikologjike, Gresa Selmani, gjatë intervistës për Telegrafin ka thënë se këtë linjë e kanë jetësuar studentët e degës së Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

    “Linja jonë nuk merret me diagnoza ose përshkrimin e medikamenteve ose me diagnoza, por është ndihmë e parë psikologjike që i ndihmon qytetarët të tejkalojnë problemet e tyre”, shpjegon Selmani.

    Gresa Selmani-koordinatore e Linjës për Ndihmë Psikologjike në MSH

    Ajo tha po ashtu se deri më tani janë regjistruar deri në 1 mijë e 110 thirrje në të cilat janë dhënë mijëra këshilla të ndryshme, gjithmonë duke e pasur për qëllim ndihmën që qytetarët ta tejkalojnë më së miri kalimin e kësaj periudhe me anë të ushtrimeve e teknikave të ndryshme.

    Ndërkaq, psikologu klinik, Visar Sadiku ka thënë për Telegrafin se gjatë periudhës së pandemisë ka vërejtur një numër më të madh të pacientëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë.

    Sadiku tha se shqetësimet e tyre kanë qenë nga më të ndryshmet, por kryesisht ka pasur nga ata të cilët kishin probleme dhe nevojë për ndihmë edhe më herët.

    “ankesat më të shpeshta kanë qenë problemet që kanë të bëjnë me mendimet për shqetësime që kanë të bëjnë me shëndetin, që ndryshe i referohemi si ankthi shëndetësor. Ankthi shëndetësor ka qenë ankesa më e shpeshtë që e kemi prnuar edhe në formë të shkruar edhe në formë të thirrjeve telefonike. Problemet më të mëdha kanë hasur kategoria e cila ka pasur paraprakisht probleme psikologjike”, tha Sadiku për Telegrafin.

    Sipas Sadikut, qytetarëve do tu duhet një kohë e caktuar për tu riintegruar, kurse shtoi se personat që më së shumti mund të hasin në probleme janë ata të cilët stigmatizohen për shkak se kanë qenë të infektuar me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.