×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata kërkon zhbllokimin e llogarive: Telekomi po shkatërrohet

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    “Të nxitur nga klanet mafioze sot në orën 11:45 janë bllokuar llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës, dhe në këtë mënyrë po shkatërrohet kjo kompani”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj.

    Në një konferencë të jashtëzakonshme ai tha se llogaritë janë bllokuar me urdhër të përmbaruesit Ilir Mullhaxha të iniciuar nga Devolllët.

    “Ky është një shkatërrim për Telekomin nëse edhe ato pak mjete sa janë tërhiqen nga përmbaruesi. Andaj, sa më parë të lirohen ato llogari në këtë kohë pandemie dhe të rrezikohen 3500 familje”, tha ai.

    Balaj theksoi po ashtu do të bëjnë çmos të mos lejojnë të falimentojë Telekomi, për këtë ai tha se ia ka thënë sot edhe kryeministrit në telefon.

    Ai tha se Telekomin duhet ta merr shteti në mbrojtje.

    “Për neve është e papranueshme, sepse nuk mund të operojmë. Edhe ashtu ne kemi sakrifikuar për uljen e pagave. Kërkojmë nga Qeveria dhe Kuvendi të ndërmarrin masa për zhbllokimin e llogarive, ndryshe nga dita e hënë nisin protestat dhe grevat”, tha Balaj.

    Ndryshe, në këtë proces gjyqësor që pati përfunduar në arbitrazh për rastin “Z-mobile”, bëhet fjalë për një shumë financiare prej 24.6 milionë euro. /kp/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka dalë në reagim pasi Gjkata dënoi me burg disa akterë në rastin “Veteranët”. OVL-UÇK...
    Lajme14 Korrik 2025
    Është arrestuar sot në Prishtinë, një zyrtar publik (i gjendjes civile), pasi që sipas njoftimit nga policia, i dyshuari kishte kërkuar dhe...
    Sport14 Korrik 2025
    Raportimet nga Belgjika sugjerojnë se ende nuk është konfirmuar nëse Ardon Jashari do të jetë i disponueshëm për fillimin e stërvitjeve parasezonale...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.