×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Bujqve pas aksionit të sotëm: Të hetohen të gjitha subvencionet

    FrontOnline
    24 Shkurt 2021

    Pas aksionit të kësaj së marte të prokurorisë dhe policisë të ndërmarrë në Ministrinë e Bujqësisë ku u arrestuan 12 persona, janë Shoqata e Mullisëve dhe Sindikata e Bujqve që kërkojnë hetimin e dhënies së të gjitha subvencioneve që janë dhënë për bujqit.

    Tahir Tahiri, Kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, është shprehur se subvencionet duhet të rishikohen dhe të hetohen prej periudhës kur kanë nisur të jepen.

    Madje ai ka kërkuar edhe hetimin e të gjithë ministrave që e kanë drejtuar këtë dikaster, njofton Klan Kosova.

    “Subvencionimi ka filluar nga 2010-ta. Ne kemi kërkuar qysh moti që të hetohen subvencionet e dhëna dhe tash kërkojmë që të hetohen edhe ministrat që e kanë drejtuar Ministrinë e Bujqësisë, sepse asgjë s’ka mundur të bëhet pa qenë ata në dijeni”, është shprehur Tahiri.

    “Tash duhet rishikuar të gjitha subvencionet që janë dhënë nga viti 2010, për të parë nëse kanë shkuar në bujqësi, apo ku kanë shkuar. Prej 2010 duhet të rishikohen sepse edhe atëherë pasur parregullsi”.

    Edhe Muhamet Farizi, Drejtor Ekzekutiv në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, ka kërkon që dhënia e subvencioneve në bujqësi, konkretisht në sektorin e drithërave të rishikohet po ashtu prej periudhës së nisjes së dhënies së tyre.

    “Derisa kemi besim në prokurorinë dhe policinë, tash e tutje kemi shpresa sepse konsiderojmë se do të ketë tjetër frymë politike. Periudha duhet të merret nga fillimi i subvencionimit që ka filluar para pesë vjetësh. Çdo gjë duhet të rishikohet dhe çdo keqpërdorim të dalë në sipërfaqe”, është shprehur Farizi.

    “Shumë gjëra janë zbuluar mirëpo fuqia politike nuk ka qenë sepse kanë qenë të implikuar ‘Peshqit e mëdhenj”, është shprehur ai.

    Farizi ka thënë se në katër vitet e fundit ka qenë edhe vet pjesë e përgatitjes së subvencioneve në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, ku ka qenë i thirrur për mbulimin e sektorit të drithërave.

    “Gjithnjë kemi punuar në këtë lëmi. Lajmi ka dalë më vonesë ndoshta mirëpo policia dhe prokuroria e kanë kryer procesin e vet, kanë zbuluar gjërat. Janë organe shtetërore që nuk duhet t’u përzihemi, që nuk duhet të ndikuar nga politika. Për t’u kryer kjo procedurë i takon ATK-së e cila duhet t’i përcjellë prej burimit të mjeteve, dedikimit dhe argumentet përkatëse të krijuara përmes dokumenteve për mjetet që janë shpërndarë dhe a kanë shkuar në mënyrë adekuate a jo.Besimi në polici dhe prokurori duhet të ekzistojë”.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i...
    Lajme26 Prill 2024
    Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot gazetarët e BBC-së të cilët kanë raportuar nga Kosova në kohën e...
    Të tjera
    Vip26 Prill 2024
    Moderatorja Sol Perez njihet tashmë si vajza e motit më seksi në botë e cila nuk ngurron të kënaqë ndjekësit e saj...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar pas rritjes së çmimit të polisës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve....
    Vip26 Prill 2024
    Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha...
    Lajme26 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje në Ukrainë këtë javë, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.