×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Simptomat që tregojnë nëse jeni alergjik ndaj të ftohtit

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2022

    Është e mundur të jeni alergjik ndaj shumë gjërave, duke përfshirë edhe temperaturat e ftohta. Termi mjekësor për njollat që krijohen në lëkurë kur ekspozohen ndaj të ftohtit quhet urtikarie, e cila është simptoma më e zakonshme e këtij problemi shëndetësor.

    Mjekët shpjegojnë se personat me këtë alergji vërejnë ndryshime të pazakonta të lëkurës ose simptoma të tjera pas ekspozimit ndaj temperaturave të ulëta. Kjo gjendje mund të shfaqet papritur dhe të zhduket me kalimin e kohës, ndërsa tek disa njerëz nuk largohet kurrë.

    Por, në raste më të rralla, mund të ndodhë një reaksion i rëndë akut alergjik ose anafilaksi, e cila mund të jetë kërcënuese për jetën, shkruan Healthline.

    Simptomat

    Edhe pse të padëmshme në shumicën e rasteve, simptomat e alergjisë ndaj të ftohtit mund të përfshijnë:

    – urtikarie ose urtikarie e karakterizuar nga skuqje, kruajtje, plagë e ngritur në vendin e ekspozimit ndaj të ftohtit

    – një ndjesi djegieje në lëkurën e prekur ndërsa trupi juaj nxehet

    – ënjtje në vendin e ekspozimit ndaj të ftohtit

    – temperatura

    – dhimbje koke

    – dhimbje kyçesh

    – lodhje

    – ankth

    Simptomat e rënda të kësaj alergjie kërkojnë ndihmë të menjëhershme mjekësore, përkatësisht anafilaksi, probleme me frymëmarrjen, ënjtje të gjuhës ose fytit, rënie të menjëhershme të presionit të gjakut, të fikët dhe parregullsi të zemrës.

    Secila nga këto shenja mund të ketë pasoja të rrezikshme, ndaj nuk duhen anashkaluar, paralajmërojnë mjekët.

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit....
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Dardani të Gjakovës. Nimani, ka thënë se Dardania tregoj...
    Lajme14 Janar 2025
    "Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka komentuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, ish-kandidatit për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.