×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si të shpëtosh nga aknet

    FrontOnline
    14 Qershor 2023

    Nuk ke pse ndihesh keq, të gjithë kanë akne në të pasme. Tani në verë është fiks momenti kur shtohen më shumë, ndaj pa humbur kohë, lexo rreshtat e mëposhtëm që të gjesh shpëtimin e shumëpritur.

    Çfarë i shkakton aknet në të pasme?

    Po t’i biem shkurt: aknet janë rezultat i mbiprodhimit të vajit.

    Po t’i biem gjatë: Gjëndrat tona të yndyrës mbingarkohen nga 4 faktorë – hormonet, stresi, dieta, gjenetika.

    Të katërt dërgojnë sinjale te gjëndrat tona të gjora dhe ato rriten e rriten. Poret zgjerohen, bakteret futen në lëkurë dhe i bllokojnë poret. E kur flasim për një zonë si të pasmet, është shumë më e thjeshtë të hapen poret, sepse me to ulemi.

    A janë normale? Patjetër që janë! Përpos normale, janë edhe super të zakonshme.

    A duhet t’i prekësh apo shtrydhësh? Ti gjithsesi e di përgjigjen. Sigurisht që jo! Kurrë! Mbaji duart larg akneve! Jo vetëm do t’i përkeqësosh, por do të të mbeten edhe shenjë. Gjithashtu, të lutemi shumë, mos përdor asnjë vaj, kokosi, ulliri, etj!

    Tani, ç’të bësh për t’i ndaluar dhe shpëtuar prej tyre?

    Përdor një larës me benzoyl peroxide: Dermatologët rekomandojnë pastrimin e zonës së acaruar me një larës të tillë, pasi eliminon bakteret, hap poret dhe redukton inflamacionin. Nëse ke akne aktive, aplikoje larësin në akne 1 herë në ditë gjatë dushit dhe prit 2-3 minuta derisa ta shpëlash.

    Eksfolio lëkurën, por pa scrub: Eksfolimi është një proces i këshillueshëm, por mos e ngatërro me scrub-in. Përdor acide të ndryshme, si: laktik, salicilik, apo gliocilok për të mbajtur larg poreve qelizat e vdekura.

    Përdor shampo trupi me tea trea: Përbërësit anti-bakterial dhe anti-inflamatorë janë ato që e ndihmojnë lëkurën tënde të jetë e butë dhe perfekte.

    Zgjidh materiale që lejojnë qarkullimin e ajrit: Veshje të lirshme dhe me materialet e duhura, ndihmojnë shumë në eliminimin e akneve. Herë tjetër, konsidero materiale si: lëkura, linoja, si dhe fustane apo pantallona të gjera dhe komode.

    Jo veshje me djersë: Mbaro palestrën dhe ndërrohu direkt! Veshja e streçeve të ngushta, të cilat për më tepër janë me djersë, shtojnë numrin e akneve dhe janë habitati perfekt për bakteret.

    Dush pas stërvitjes: Nuk ka rëndësi sa e lodhur je. Pas dushit, do të kontribuosh në zhdukjen e akneve dhe do të ndihesh super e freskët.

    Acidi salicilik është fantastik: Nëse aknet kanë lënë shenjën e tyre, acidi salicilik i kthen në një kujtim të largët, jo dhe aq të këndshëm.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ditën e dytë të fushatës e nis me dy tubime elektorale. Të...
    Lajme12 Janar 2025
    Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara, qeveria aktuale nuk ka pasur bashkëpunim me shumicën e kryetarëve të komunave, madje...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kushtet atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Për shkak të kushteve atmosferike, LDK ka njoftuar...
    Kronika12 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për tentim vrasje në Prishtinë. Ata dyshohen për rastin që ka ndodhur më 1 janar....
    Lajme12 Janar 2025
    Drejtor i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zef Ndrejaj, ka prezantuar statistika shqetësuese në lidhje me rënien e natalitetit viteve...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.