×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Si të rihapen shkollat: Mësimet nga shkenca dhe shtetet e tjera

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Pasi që shkollat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë rifillimin e mësimit në klasa, sfida e tyre po komplikohet me disa pasiguri bazike: Asnjë shtet nuk ka menduar t’i rikthejë nxënësit në shkolla, e veçmas me një shkallë të infektimeve siç e ka Amerika, si dhe duke pasur parasysh se hulumtimet shkencore nuk rekomandojnë që fëmijët t’i kthehen mësimit në klasa.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se virusi bartet më lehtë në vende të mbyllura me shumë njerëz e me ambiente pa ventilim. Si në mjedisin e shkollave amerikane. Por ekziston një presion i madh për t’i kthyer fëmijët në shkolla. Ky presion bëhet nga prindërit, nga specialistët dhe pediatret për fëmijë, si dhe nga një insistim të tillë që e bën edhe presidenti amerikan Donald Trump.

    Herë në klasa, herë online

    “Më duhet ta them se nëse insistojmë që fëmijët t’i kthejmë në shkollë i bie se po i kërcënojmë ata dhe stafin e shkollës”, ka thënë Robin Cogan, një infermiere në shkollën Yorkship në Camden, New York. Cogan shërben në komitetin e shtetit për rihapjen e shkollave.

    Të dhënat nga e mbarë bota qartazi tregojnë se fëmijët shumë më pak ka gjasa të sëmuren rëndë nga koronavirusi sesa të rriturit. Por ekzistojnë disa pyetje për të cilat nuk dihen përgjigjet, përfshirë se sa shpesh fëmijët mund të sëmuren me koronavirus dhe çfarë roli kanë ata në bartjen e virusit. Disa shkencëtarë sugjerojnë se fëmijët e vegjël shumë më pak i infektojnë të tjerët sesa tinejxherët, e cila bën që hapja e shkollave fillore do të ishte më pak e rrezikshme se e shkollave të mesme, por që kjo nuk paraqet ndonjë provë deri më tani.

    Eksperienca në vende të tjera tregon se masa të tilla, si mbajtja e distancës dhe vendosja e maskës në publik e bën diferencën. Tjetër fakt i rëndësishëm është se sa shumë është i përhapur virusi në komunitet, pasi që kjo tregon se sa nxënës potencialisht mund ta sjellin virusin në shkollë.

    Për disa shkolla zgjidhja akoma nuk është menduar. Disa sisteme, duke përfshirë qytetin e madh të New Yorkut, po konsiderojnë që mësimin ta ndajnë për disa ditë në klasa dhe disa ditë online.

    “Ju duhet të bëni më shumë sesa të shmangeni nga përgjegjësia dhe të thoni ‘Veproni’”, ka thënë dr. Joshua Sharfstein, profesor në Universitetin John Hopkins. “Fillimisht ju duhet ta kontrolloni komunitetin tuaj dhe përhapjen e koronavirusit pastaj të mendoni mirë mbi hapjen e shkollave”.

    Zinxhiri i bartjes së virusit

    Edhe pse fëmijët nuk sëmuren rëndë me koronavirus në krahasim me të rriturit, nuk do të thotë se rezultati është i kënaqshëm. Një numër i vogël fëmijësh kanë vdekur dhe disa të tjerë kishin nevojë për përkujdesje intensive pasi që kishin komplikime me frymëmarrje ose me ndonjë sindromë tjetër inflamatore, të cilat shkaktuan probleme në zemër ose probleme të qarkullimit të gjakut.

    Sa më i madh që është shqetësimi për hapjen e shkollave, aq i lartë është edhe potenciali që fëmijët të infektohen. Disa nga fëmijët mund të mos kenë simptoma dhe mund ta shpërndajnë virusin te fëmijët e tjerë, pastaj ata te familjet e tyre, te stafi dhe punonjësit e shkollës e kështu me radhë. Disa dëshmi tregojnë se edhe nëse fëmijët nën moshën 12-vjeçare janë të infektuar në nivel të njëjtë me të rriturit, ata kanë më pak gjasa ta bartin virusin te të tjerët. Akademia Amerikane e Pediatrisë ka cituar se disa nga këto të dhëna rekomandojnë që shkollat të rihapen duke i respektuar rregullat e sigurisë.

    Rihapje, me kusht

    Por pjesa më e madhe e dëshmive shkencore është mbledhur nga shtetet që ishin të izoluara ose kishin filluar zbatimin e masave parandaluese. Dhe disa shtete në mënyrë sistematike kanë testuar fëmijët e tyre për virusin ose antitrupat e tyre për të parë nëse fëmijët i janë ekspozuar virusit ose jo.

    Specialistët e sëmundjes infektive kanë modeluar ndikimin e shkollave në përhapjen e koronavirusit në komunitete duke filluar që nga muaji shkurt.

    Në mars shumica e vrojtuesve u dakorduan që mbyllja e shkollave do të ngadalësonte përhapjen e infeksioneve. Por masat më të gjera, si distanca shoqërore, dëshmuan se kishin një efekt shumë më të madh, duke treguar rezultatet e mbylljeve të shkollave, sipas analizave të fundit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.