×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si të bini nga pesha me kurat tërësisht bimore

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Ka raste që pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme apo aktivitetit fizik, njeriu e ka në dukje të pamundur të humbasë kilogramët e tepërt.

    Në raste të tilla vijnë në ndihmë kurat tërësisht bimore, që nuk e dëmtojnë organizmin.

    Një shembull i këtyre kurave gjendet tek çaji i dafinës me kanellë, që sipas ekspertëve të AgroWeb.org ofron një rënie të shëndetshme nga pesha.

    Për më tepër, ky çaj përmirëson ndjeshëm tretjen.

    Si të përdorni çajin e dafinës dhe kanellës kundër mbipeshës

    Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org shprehen se çaji i dafinës dhe kanellës është një pije e shkëlqyer dhe e shëndetshme.

    Si dafina, ashtu edhe kanella kanë vlera të jashtëzakonshme për përmirësimin e tretjes dhe pastrimin e organizmit.

    Nëse ky çaj konsumohet rregullisht ai ndihmon në tretjen e depozitave dhjamore në trup.

    Të jemi të qartë, kjo kurë nuk premton mrekulli, por nëse konsumohet rregullisht ofron rezultate shumë të mira.

    Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha.

    Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat.

    Dafina nga ana tjetër nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.

    Akumulimi i lëngjeve në inde e bën më të vështirë rënien nga pesha, por dafina e lehtëson atë.

    Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.

    Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:

    1 litër ujë,

    1 lugë çaji me kanellë pluhur,

    6 gjethe dafine

    1 lugë gjelle mjaltë

    Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës.

    Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta.

    Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë derisa lëngu të ketë një nxehtësi normale.

    Kullojeni atë dhe shërbejeni në filxhan duke e ëmbëlsuar me mjaltë.

    Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës.

    Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht dhe nëse doni edhe më shumë për rezultate më të plota.

    Për personat që vuajnë nga probleme shëndetësore rekomandohet më parë konsulta me mjekun./AgroWeb.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.