×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si ta vini re nëse jeni duke vuajtur nga diabeti?

    FrontOnline
    10 Tetor 2022

    Nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, konsultohuni me mjekun tuaj për testimin e sheqerit në gjak sepse të njëjtat janë tregues se mund të jeni duke vuajtur nga diabeti.

    Nëse urinoni shpesh, keni etje të tepruar, humbni peshë pa u përpjekur dhe jeni shumë të uritur, ju keni gjasë të keni një nga tipet e sëmundjes së diabetit, shkruan CDC, transmeton Klankosova.tv.

    Konsultohuni me mjekun tuaj, edhe nëse keni shikim të paqartë, keni duar ose këmbë të mpirë, ndiheni shumë të lodhur, keni lëkurë shumë të thatë apo nëse plagët e juaja shërohen ngadalë.

    Njerëzit që kanë diabet të tipit 1 mund të kenë gjithashtu  të vjella ose dhimbje stomaku. Simptomat e diabetit të tipit 1 mund të zhvillohen në vetëm disa javë ose muaj dhe mund të jenë të rënda.

    Diabeti i tipit 1 zakonisht fillon kur jeni fëmijë, adoleshent ose i ri, por mund të ndodhë edhe në moshat e reja.

    Simptomat e diabetit të tipit 2 shpesh duhen disa vite për t’u zhvilluar. Disa njerëz nuk vërejnë asnjë simptomë fare.

    Për shkak se simptomat janë të vështira për t’u dalluar, është e rëndësishme të njihni faktorët e rrezikut për diabetin e tipit 2. Sigurohuni që të vizitoni mjekun tuaj nëse keni ndonjë prej tyre.

    Diabeti gestacional (diabeti gjatë shtatzënisë) zakonisht nuk ka asnjë simptomë. Nëse jeni shtatzënë, mjeku juaj duhet t’ju testojë për diabetin gestacional midis javës 24 dhe 28 të shtatzënisë.

    Nëse është e nevojshme, mund të bëni ndryshime për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijës suaj.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.