×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si ta lini një punë në mënyrë profesionale?

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Lënia e një vendi pune mund të jetë diçka që veçse jeni përballur me të, e nëse jo mund të përballeni në të ardhmen. Largimi nga puna në çfarëdo rrethane krijon stres. Sidomos, nëse keni ndërtuar një raport të mirë me kolegët dhe udhëheqësit e kompanisë.

    Pavarësisht mendimeve negative dhe stresit që mund t’ju krijohet, mbani mend që nuk jeni as personi i parë e as i fundit që e keni lënë apo po e lini një vend pune. Mirëpo, para se të vendosni ta lini një vend pune, duhet t’i keni parasysh disa gjëra.

    • Mos u tregoni kolegëve për planet tuaja para se të flisni me menaxherin/shefin
    • Njoftoni të paktën dy javë më herët
    • Ofroni mundësinë për të ndihmuar zëvendësimin tuaj
    • Shkruani një email lamtumire kolegëve
    • Shprehni mirënjohjen ndaj ekipit dhe kompanisë

    Sigurohuni që vërtetë dëshironi të largoheni. Ka shumë arsye se pse dikush mund të dëshirojë të largohet nga një vend pune. Këtu mund të hyj çështja e produktivitetit, ankesave fizike, punës jashtë orarit, ambienteve negative, problemet me kolegë, arsye personale apo çështje te ndryshme. Mirëpo, pavarësisht nëse ekziston arsyeja që ju shtyn për ta lënë një vend pune, asnjëherë mos e lini vendin e punës në moment. Sigurohuni që arsyeja të jetë vërtetë diçka që ja vlen. Pra, një vend i punës nuk duhet të lihet vetëm nëse keni pasur një ditë apo një javë të keqe.

    Rishikoni të tjera opsione. Në momentin që jeni të sigurtë se dëshironi ta lini vendin e punës, sigurohuni të keni opsione të tjera. Asnjëherë nuk është mirë ta lini një punë pa pasur një tjetër që mund të filloni. Pauzat e gjata mund t’ju fusin në një zonë të rehatisë.

    Lajmëroni në kohë. Nëse jeni në një vend pune me kontratë të rregullt, keni parasysh se gjithmonë duhet të lajmëroni disa ditë më herët, duke respektuar kontratën. Mund të ketë raste kur jo gjithmonë mund të rrini në një vend edhe për dy javë të tjera. Prandaj njoftimi në kohë shmang anët negative në momentet kur dëshironi të largoheni.

    Largohuni me mirënjohje. Forma më profesionale për ta lënë një vend pune është të shkruani një letër dorëheqjeje dhe të kërkoni takim me menagjerin apo punëdhënësin tuaj për të biseduar. Varësisht prej rrethanave në të cilat ndodheni, një letër dorëheqjeje është e duhur, një gjë e tillë mund të ndikojë në ruajtjen e një raporti të mirë me punëdhënësin dhe në të njëjtën kohë të hapen rrugët e reja.

    Flisni me punëdhënësin tuaj. Në takimin me punëdhënësin tuaj mundohuni t’i shmangni anët negative. Fokusohuni tek ato nga të cilat keni përfituar gjatë kohës sa keni qenë duke punuar në atë kompani/vend pune. Pjesën e arsyeve mund ta cekni në letrën e dorëheqjes./AkademiPune/

    Nga Rubrika
    Lifestyle22 Korrik 2025
    Dashi Horoskopi i datës 22 korrik 2025 nga Christine Haas Duke pasur Jupiterin në krah sot do jeni më të gatshëm për...
    Lifestyle21 Korrik 2025
    Ndarjet pas të 30-ave po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, sidomos mes individëve që kanë ndërtuar karrierë, emër dhe një stil...
    Lifestyle18 Korrik 2025
    Një studim i ri, i botuar në revistën PLOS One, ka zbuluar se ekspozimi i fetusit ndaj dy përbërësve kryesorë të lëngjeve...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu ka reaguar pas kërkesës që Presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese për sqarim mbi pasojat...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kjo është kërkesa që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese “për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave...
    Lajme22 Korrik 2025
    Një person ka ndërruar jetë në vendin e punës në një objekt banesor në Skenderaj. Bëhet fjalë për një punëtor të kompanisë...
    Sport22 Korrik 2025
    Arsenal ka arritur marrëveshje përfundimtare me Sporting CP për të nënshkruar me sulmuesin Viktor Gyokeres. Kështu bën të ditur eksperti i njohur...
    Lajme22 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat rreth gjendjes në pikat kufitare. Sipas të dhënave, nuk ka edhe aq...
    Lajme22 Korrik 2025
    Klan Kosova ka paditur kryeministrin në detyrë Albin Kurti për shpfije dhe fyerje, me arsyetimin se në fjalimet e tij i është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.