×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si ta lini një punë në mënyrë profesionale?

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Lënia e një vendi pune mund të jetë diçka që veçse jeni përballur me të, e nëse jo mund të përballeni në të ardhmen.

    Largimi nga puna në çfarëdo rrethane krijon stres. Sidomos, nëse keni ndërtuar një raport të mirë me kolegët dhe udhëheqësit e kompanisë.

    Pavarësisht mendimeve negative dhe stresit që mund t’ju krijohet, mbani mend që nuk jeni as personi i parë e as i fundit që e keni lënë apo po e lini një vend pune. Mirëpo, para se të vendosni ta lini një vend pune, duhet t’i keni parasysh disa gjëra.

    Mos u tregoni kolegëve për planet tuaja para se të flisni me menaxherin/shefin

    Njoftoni të paktën dy javë më herët

    Ofroni mundësinë për të ndihmuar zëvendësimin tuaj

    Shkruani një email lamtumire kolegëve

    Shprehni mirënjohjen ndaj ekipit dhe kompanisë

    Sigurohuni që vërtetë dëshironi të largoheni. Ka shumë arsye se pse dikush mund të dëshirojë të largohet nga një vend pune. Këtu mund të hyj çështja e produktivitetit, ankesave fizike, punës jashtë orarit, ambienteve negative, problemet me kolegë, arsye personale apo çështje te ndryshme. Mirëpo, pavarësisht nëse ekziston arsyeja që ju shtyn për ta lënë një vend pune, asnjëherë mos e lini vendin e punës në moment. Sigurohuni që arsyeja të jetë vërtetë diçka që ja vlen. Pra, një vend i punës nuk duhet të lihet vetëm nëse keni pasur një ditë apo një javë të keqe.

    Rishikoni të tjera opsione. Në momentin që jeni të sigurtë se dëshironi ta lini vendin e punës, sigurohuni të keni opsione të tjera. Asnjëherë nuk është mirë ta lini një punë pa pasur një tjetër që mund të filloni. Pauzat e gjata mund t’ju fusin në një zonë të rehatisë.

    Lajmëroni në kohë. Nëse jeni në një vend pune me kontratë të rregullt, keni parasysh se gjithmonë duhet të lajmëroni disa ditë më herët, duke respektuar kontratën. Mund të ketë raste kur jo gjithmonë mund të rrini në një vend edhe për dy javë të tjera. Prandaj njoftimi në kohë shmang anët negative në momentet kur dëshironi të largoheni.

    Largohuni me mirënjohje. Forma më profesionale për ta lënë një vend pune është të shkruani një letër dorëheqjeje dhe të kërkoni takim me menagjerin apo punëdhënësin tuaj për të biseduar. Varësisht prej rrethanave në të cilat ndodheni, një letër dorëheqjeje është e duhur, një gjë e tillë mund të ndikojë në ruajtjen e një raporti të mirë me punëdhënësin dhe në të njëjtën kohë të hapen rrugët e reja.

    Flisni me punëdhënësin tuaj. Në takimin me punëdhënësin tuaj mundohuni t’i shmangni anët negative. Fokusohuni tek ato nga të cilat keni përfituar gjatë kohës sa keni qenë duke punuar në atë kompani/vend pune. Pjesën e arsyeve mund ta cekni në letrën e dorëheqjes.

    Nga Rubrika
    Sport14 Gusht 2025
    Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se klubi ka arritur marrëveshje me Parmën për transferimin e mbrojtësit italian Giovanni Leoni, ndërsa...
    Sport14 Gusht 2025
    Granit Xhaka është emëruar kapiten i Sunderland përpara sezonit të ri 2025-26. Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, i njohur për lidershipin e...
    Sport14 Gusht 2025
    Lojtarët e Chelseat kanë vendosur të bëjnë diçka të bukur sipas gazetarit të “The Athletic”, Adam Crafton. Pasi triumfuan në Kupën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një kosovar është dëbuar nga Zvicra për shtatë vjet. Kështu mori vendim Gjykata Federale e Zurichut. Kjo pasi që në vitin 2019,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas arrestimit të dy shtetasve kosovarë nga Serbia për...
    Lajme14 Gusht 2025
    Është miratuar Udhëzimi Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Kryeministri Edi Rama ka premtuar se të gjithë banorët e prekur nga zjarret në Gramsh dhe Delvinë, do të dëmshpërblehen. Në një...
    Lajme14 Gusht 2025
    Liridon Restelica, i njohur për përvojën e tij të gjatë në administratën publike dhe sektorin privat, do të jetë pjesë e Kuvendit...
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia e Ramiz Lladrovcit, PDK-RLL ka marrë dritën jeshile për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Kësisoj, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.