×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si ta largoni dhimbjen e kokës në pesë minuta pa ilaçe

    FrontOnline
    21 Qershor 2023

    Një truk i thjeshtë që sjell shpejt lehtësim në pak minuta! Ju mbase jeni përballur me dhimbje koke të paktën një herë në jetë, dhe kur presioni në kokë është i madh, ndieni dhimbje në tëmth që ju rëndon dhe sjell tension shtesë, ndoshta keni nevojë të mbylleni në një dhomë të errët, të pini ilaç dhe vetëm flini gjumë, duke pritur që t’ju kalojë dhimbja.

    Nëse shëndeti juaj i përgjithshëm është i mirë, por ndonjëherë ju dhemb koka, ne ju sjellim një trajtim të thjeshtë dhe krejtësisht natyral që mund të sjellë lehtësim të shpejtë dhe të menjëhershëm. Keni nevojë për vajra esencialë dhe pak ujë.

    Vajrat e mentës dhe livandës janë treguar të jenë më të dobishmet për lehtësimin e dhimbjeve të kokës – ato kanë veti relaksuese që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. Aplikimi i një sasie të vogël të vajit të mentës në tëmtha është treguar se lehtëson dhimbjet e kokës. Vetëm kini kujdes që të mos e aplikoni vajin pranë syve.

    Praktikimi i aromaterapisë duke përdorur vaj livande mund të jetë gjithashtu një mënyrë efektive dhe e sigurt për të lehtësuar dhimbjet e kokës. Duhet ta derdhni në një shpërndarës dhe ta spërkatni nëpër dhomën ku po qëndroni, ose aplikoni një sasi të vogël në pëllëmbët e duarve, fërkoni duart së bashku dhe më pas thithni aromën.

    Përveç vajrave esencialë, nëse jeni duke u përballur me dhimbje koke, mund të përdorni një kompresë të ftohtë, nëse dëshironi, t’u bëni vetë masazh pikave të presionit, por gjithashtu është e rëndësishme të pini një sasi të mjaftueshme uji çdo ditë, sepse dehidratimi është një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së kokës. /Telegrafi

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.