×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si mund të ndikojnë menopauza dhe cilësia e gjumit në simptomat e migrenës

    FrontOnline
    12 Tetor 2022

    Një studim i ri raporton se kalimi në menopauzë mund të rrisë simptomat e migrenës, veçanërisht te gratë me probleme të mëparshme të migrenës.

    Për gratë që nuk e kanë kaluar ende menopauzën, gjumi i dobët është një ndër shkaktarët e migrenës. Megjithatë, studiuesit thanë se kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë si për gratë para menopauzës ashtu edhe për gratë në menopauzë.

    Migrena është një sëmundje neurologjike, simptomat e te cilës shfaqen në varësi të personit, por simptomat e zakonshme përfshijnë: Dhimbje koke pulsuese, dhimbja përkeqësohet me aktivitet fizik ose ndonjë lëvizje, të vjella që shoqërojnë dhimbjen, ndjeshmëria ndaj dritës, tingujve dhe aromave, dhimbje koke që zgjasin nga disa orë deri në disa ditë si dhe dhimbje në njërën anë të kokës ose në pjesën e përparme ose të pasme të kokës.

    Shkaktarët, si stresi, disa ushqime ose gjumi i dobët, mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj dhimbjeve të kokës, por ato nuk janë shkaqet themelore të migrenës.Ekzistojnë gjithashtu disa ndryshime në stilin e jetës që mund të bëhen për të ndihmuar në uljen e intensitetit ose shpeshtësisë së dhimbjeve të kokës: Mbani rutinen e rregullt të gjumit, shkoni në gjumë dhe zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë,  ushtrohu rregullisht, në veçanti, ushtrimet aerobike, ecja, shtrirja dhe noti mund të eliminojnë stresin dhe ankthin dhe ta bëjnë më të lehtë gjumin gjatë natës, hHani vakte të rregullta, mos i anashkaloni vaktet, hani një mëngjes të mirë dhe të shëndetshëm dhe shmangni ushqimin e pasur me karbohidrate, ulni stresin, përveç ushtrimeve të rregullta, përdorni strategji reduktuese të stresit si joga, meditimi dhe teknikat e frymëmarrjes së thellë, një gjumë i mirë gjatë natës mund të mos eliminojë dhimbjet e kokës, por mund të ndihmojë në uljen e shpeshtësisë dhe intensitetit, thonë ekspertët.Sipas Fondacionit Amerikan të Migrenës, pagjumësia e shpeshtë mund të jetë një shkas për migrenë, ndërsa një gjumë i mirë gjatë natës mund të mos eliminojë dhimbjet e kokës, por mund të ndihmojë në uljen e shpeshtësisë dhe intensitetit, thonë ekspertët.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.