×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Si i kaloi Ilir Meta 48 orët e para në qeli, kush e takoi?

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    A2 CNN duke iu referuar burimeve të veta, raporton se për ish-presidentin shqiptar Ilir Meta 28 orët e para në qeli kanë qenë të qeta dhe të zakonshme.

    Sipas raportimit, kreu i Partisë së Lirisë ka qëndruar i vetëm në një dhomë observimi, ku i paraburgosuri i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

    “Prej mbrëmjes së të mërkurës kur GJKKO la në fuqi masa e arrestit me burg, ish-presidenti u shoqërua drejt ambienteve të paraburgimit 313. Në këtë godinë, 48 orët e para kanë qenë të qeta dhe të zakonta sipas burimeve nga drejtoria burgjeve. Meta është akomoduar në një sektor të veçantë që emërtohet si dhomat e observimit, me kushte bazike. Një dhomë ku i paraburgosuri i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore  për të konstatuar nëse ka ndonjë problem shëndetësor dhe për t’u krijuar një raport të plotë dhe për t’u përcjellë në qelitë e tjera të paraburgimit. Në këto 48 orë meta ka qëndruar i vetëm në qeli. Nuk e ndan me askënd”, tha gazetari i A2.

    Sipas tij, i vetmi vizitor që ka takuar ish-presidentin ka qenë avokati Genc Gjokutaj, ndërsa raportoi për kërkesa të shumta nga familjarë e të afërm që duan të takojnë Ilir Metën.

    “Na është konfirmuar se i vetmi i person ka qenë avokati i tij që e ka takuar. Nuk kanë munguar as të tjera kërkesa për takime me ish-presidentin Meta nga familjarë e të afërm, kolegë apo bashkudhëtarë të tij politikë. Por deri në këto momente nuk ka takuar askënd. Kjo për faktin se takimet me Metën duhet të miratohen më herët nga drejtoria e burgjeve dhe prokurorët e SPAK se dosja vijon në hetim. Derisa të kalojnë kërkesat e bëra të merret miratimi mund të lejohen familjarë apo të afërm që ligji i lejon. I vetmi vizitor ka qenë avokati Genci Gjokutaj”, raportoi tutje gazetari.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Tetor 2024
    Disa nga drejtuesit e drejtorive kryesore të Bashkisë së Tiranës janë zëvendësuar sot me emra të rinj. Vendimi është marrë nga kryetari...
    Bota/Rajoni25 Tetor 2024
    Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënjuar kështu fillimin...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Nju Jork ku mori pjesë sot, në debatin e hapur të...
    Të tjera
    Lajme25 Tetor 2024
    Ministria që drejtohet nga Donika Gërvalla ka shënuar një dështim të radhës. Ky dikaster është detyruar t’ia ndërpresë kontratën kompanisë që e kishte...
    Lajme25 Tetor 2024
    Gani Geci ka reaguar ashpër lidhur me grafitet kundër Fadil Gecit në Prishtinë. Ai madje para gazetarëve, e ka zhveshur këmishën duke...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi për ngushëllime sot familjen Koshi në Prishtinë. Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të Haxhi Avdylit për Dejona Mihalin. Avdyli tha se “Dejona është grua e...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputeti, Haxhi Avdyli, ka vlerësuar lartë kryeministrin Albin Kurti. Ai e quajti atë edhe si “enciklopedi që ecë”. “Albin Kurti është njeri...
    Sport25 Tetor 2024
    Java e shtatë e Superligës pritet të sjellë sfida mjaft interesante. Takimi i parë është ndërmjet Borës dhe Trepçës, që zhvillohet në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.