×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Si e përdor FSB-ja dhe GRU ruse Bjellorusinë e Lukashenkos si bazë operacionesh në 5 kontinente

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Marrëdhënia mes Bjellorusisë dhe Federatës Ruse ka qënë një marrëdhënie e karakterizuar nga dikotomia që Presidenti bjellorus Lukashenko, ka ndërtuar për vendin e tij, duke e dyzuar të ardhmen mes Bashkimit Europian dhe Rusisë.
    Pas ardhjes në pushtet të Vladimir Putin, Rusia iu rikthye qëllimeve të saj për ta parë Federatën si shtetin hegjemon në rajon dhe me ndikim të madh në Ish-Republikat Sovjetike dhe vendet e ish-Bllokut Komunist. Në kuadrin e këtij projekti, Bjellorusia dhe shumë vende të tjera të rajonit u bënë pjese e Unionin Ekonomik Euro-Aziatik dhe në Traktatin për Sigurinë e Përbashkët. Rusia dhe Bjellorusia janë pjesë e një Unioni të këtyre dy shteteve që garanton lehtësi në lëvizjen e qytetarëve dhe një sërë lehtësirash të tjera politike dhe ekonomike për subjektet e dy vendeve.
    48% e tregtisë së jashtme të Bjellorusisë është me Federatën Ruse. Bjellorusia është një ndër eksportuese kryesore të energjisë nga Rusia.
    Pas ngjarjeje në Ukrainë dhe pushtimit të Krimesë nga ushtria ruse, Presidenti Lukashenku ka ndjekur një politike distancimi politik nga Rusia (duke patur kujdes për të mos ndikuar në varësinë ekonomike të vendit të tij) dhe duke i dhënë zë identitetit të ndryshëm bjellorus nga ai rus dhe perspektivës europianë të vendit të tij.
    Kjo ka sjellë acarimin mes dy vendeve dhe kërcënimeve ekonomike dhe politike nga diplomacia ruse.
    Arrestimi i 32 të dyshuarve si mercenarë të grupit paramilitar VAGNER, të drejtuar nga oligarku rus Yevgeniy Prigozhin, pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në Bjellorusi, dhe pretendimit të Presidentit Lukashenko se shërbimet ruse po tentonin të destabilizonin vendin e tij në prag të zgjedhjeve, u shoqëruan me thirrjen e menjëehershme të autoriteteve ruse për lirimin e shtetasve.
    Autoritetet bjelloruse thanë se destinacioni i këtyre 33 mercenarëve të grupit Vagner ishin vende si: Siria, Venezuela, Turqia dhe Kuba.

    Dy shkaqet pse u përdor Bjellorusia si pikënisje e këtyre mercenarëve në shtete ku ka zona aktive konflikti, janë këto:
    1) Lehtësia e udhëtimit, transportit të njerëzve dhe mallrave mes Rusisë dhe Bjellorusië, e bën këtë të fundit alternativën më të sigurt për operacionët klandestine të shërbimeve sekrete ruse, për të ndërhyre me ane të metodave agresive dhe malinjë në vende ku pretendohet të rritet influenca ruse.
    2) Për t`i treguar Lukashenkos se shumë shpejt mund të ripërsëritet skenari i Ukrainës, ku Rusia përmes masave aktive e më pas masave agresive të GRU-s dhe grupit paramilitar Vagner i hapën udhë pushtimit të Krimesë dhe më pas lëvizjeve separatise të provincës së Donbass-it

    Historia e afërme e marrëdhnëies së Rusisë me ish-republikat sovjetike tregon se Putin është i aftë të ndërhyjë me anë të institucioneve të tij të sigurisë dhe ushtrisë, kur ka dyshime se Perëndimi po shtrin influencën e tij akoma dhe më në lindje dhe influenca ruse po zbehet në zona të caktuara.

    Në rastin e Gjeorgjisë, Rusia ndërhyri ushtarakisht me pretekstin se të drejtat e popullisë ruse po shkeleshin në Osetinë Jugore, kur qeveria gjeorgjiane aplikoi për t’u bërë pjese e NATO. Përpara dhe gjatë pushtimit rus të Osetisë Jugore dhe disa zonave të tjera, GRU dhe agjenci të tjera të inteligjencëns morën përsipër disa masa aktive dhe agresive ndaj Gjeorgjisë:
    1. Ushtrimi i presionit në sektorin e energjisë , duke vendosur çmime të larta dhe kryer akte sabotazhi.
    2. aplikimi i sanksioneve tregtare dhe minimi i tregtisë ndërkombëtare gjeorgjiane
    3. pezullimi I marrëdhënieve diplomatike
    4. ndërprerja e shërbimeve të transportit dhe dërgimit postar
    5. dëbimi i punëtorëve migrantë gjeorgjianë nga Rusia
    6.lëshimi i pasaportave ruse për Osetët e Jugut dhe Abhazët
    7. Mbështetje e hapur për Osetinë e Jugut ashtu edhe në Abhazi
    8. rrëzimi i një droni vëzhgues gjeorgjian
    9. vendosja e forcave ushtarake ruse në kufirin gjeorgjian
    10. kryerja e sulmeve në internet, kryesisht kunder ofruesve të internetit
    11. Fillimi i një fushate të përqendruar mediatike në mbështetje veprimet ushtarake ruse
    12. Njohja zyrtare e Osetisë e Jugut dhe Abhazisë
    Ukraina u përfshi nga protesta anti-qeveritare në muajin nëntor 2013. Arsyeja ishte mospranimi i Presidentit Janukovic për të nënshkraur Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian. Ky vendim erdhi pas një presioni të fortë nga ana e Rusisë, e cila donte ta mbante Ukrainën në zonën e saj të influencës. Protestat e studentëve u shtypën me dhunë nga forcat special BERKUT dhe kjo solli reagimin e qindra mijëra njerëzve në të gjithë Ukrainën duke cuar në ngjarjet e dhunshme të janarit-shkurtit të vitit 2014. Arratisja e Presidentit Janukovixh për në RUis, u pasua nga më pas nga fillimi I lëvizjeve separatise në Krime dhe rajone të tjera të Ukrainës lindore. Edhe në Ukrainë, GRU ruse në bashkëpunim me institucionet e sigurisë ruse por jo vetëm ndërmori një sërë masash që solli shpikjen e një luftë të re në gjuhën e ekspertëve të sigurisë: atë të luftës së hibride.

    1. Aneksimi i Gadishullin e Krimesë
    2. Sigurimi i mbështetjes direkte dhe indirekte ushtarake për separatistët në lindje të Ukrainës
    3. Përdorimi forcat proxy në Krime dhe Ukrainën lindore
    4.Kkryerja e ushtrimeve ushtarake dhe konsolidimi i forcave përgjatë kufirit të Ukrainës
    5. Shfrytëzimi i bashkatdhetarëve (Rusë etnikë ose folës rusë në Ukrainë)
    6. Angazhimi në manipulime mediatike pro-Rusisë dhe sulmet në internet
    7. Justifikimit ligjor për masat armiqësore
    8. Rritja e çmimeve të energjisë për të dëmtuar qeverinë e Ukrainës
    9. Vendosja e embargove ekonomike dhe pezullimi i tregtisë së lirë.
    KTë gjithë sa u thanë më sipër tregojnë se Rusia është e gatshme të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme, për ta mbajtur Bjellorusinë brenda sferës së saj të influencës.
    Të gjitha kapacitetet e shërbimeve inteligjente ruse vitet e fundit, janë fokusuar në sigurimin e stabilitetit të brendshëm dhe ndalimin me cdo kusht të avancimit të Bashkimit Europian drejt lindjes.
    Për të dytën, nuk kanë munguar fushatat malinje online, me qëllim dobësimin e kohezionit politik brenda BE dhe fuqizimin e forcave euroskeptike në vende si Italia dhe Franca.
    Vitet e fundit, agjenci të ndryshme të Inteligjencës perëndimore kanë dëshmuar dhe vërtetuar aktivitetin online të mijëra boteve që komandohen në mënyrë automatike nga agjentët rus dhe propagandën ruse të shpërfaqur me anë të rrjete tradicionale ruse si Sputnik apo Russia Today, por edhe me medium në dukje të pavarura që amplifikojnë narrativën ruse në Perëndim.
    Të njëjtat metoda agresive, duke filluar nga ato elektronike-mediatike e deri tek veprimet e armtasoura në rast se shihet e nevojshme, mund të përdoren ndaj Bjellorusisë, në rast se Presidenti Lukashenko vijon me retorikën kundër Rusisë dhe interesave të saj, ose me vperime konkrete që e afrojnë vendin e tij me Bashkimin Europian.
    Ekspertët e sigurisë së NATO dhe Bashkimit Europian e cilësojnë grupin Vagner si një kompani kontraktore që në fakt shërben si alibi ligjore, me anë të së cilës fhsihen operacionet klandestine të shërbimeve sekrete ruse. Këto forca mercenare janë përdorur në konfliktin me Ukrainën, duke mbështetur separatistët e Donbasit, por edhe në konfliktin sirian, ku ata kanë luftuar krah ushtrisë siriane. (Faktor.al)

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, sot janë sfiduar për kapitenin e javës. Sfida e Kapitenit sot u organizua nga...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.