×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Si do të ndikojë urdhri i Trump mbi mediat sociale te njerëzit?

    FrontOnline
    30 Maj 2020

    Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të adresuar atë që ai e sheh si një paragjykim ndaj njerëzve me politikë konservatore duke hequr disa mbrojtje ligjore të lejuara për platformat e mediave sociale.

    Këtu janë përgjigjet për disa pyetje të zakonshme në lidhje me mënyrën sesi filloi kjo, çfarë po ndodh dhe çfarë mund të thotë për përdoruesit e mediave sociale.

    Pse u mor ky vendim nga Trump?

    Presidenti i ka akuzuar rregullisht rrjetet sociale për zbehjen apo censurimin e zërave konservatorë. Të mërkurën ai akuzoi Twitter-in për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale pasi shtoi një link për verifikimin e fakteve në dy postime të tij.

    Çfarë thotë urdhri?

    Presidenti amerikan, Donald Trump, firmosi urdhrin ekzekutiv që ripërkufizon mbrotjen ligjore që gëzonin rrjetet sociale.

    Sipas këtij urdhri, platforma online si Facebook dhe Twitter mund të paditen nëse gjykohet se po bllokojnë një postim në mënyrë të padrejtë.

    Urdhri u firmos vetëm dy ditë pasi Twitter konsideroi si keqinformues dy postime të Presidentit.

    Megjithatë, këto deklarata janë të vështira për tu vërtetuar. Twitter nuk ka censuruar ose hequr postimin e Trump, por përkundrazi shtoi të tjera informacione rreth temës në fjalë.

    Kur filloi Twitter të shtonte fakte të tjera?

    Në fillim të këtij muaji, më 11 maj , Twitter filloi të kontrollonte postimet që mund të përhapnin informacion të rreme në lidhje me pandeminë COVID-19.

    Twitter paralajmëroi se do të fshinte postimet që keqinformonin publikun.

    Kur Twitter njoftoi projektin , nuk specifikoi saktësisht se kush do të bënte kontrollimin e fakteve por kompania e bëri të qartë se do të fshinte të gjitha informacionet që ishin të dëmshme, pavarësisht se kush ishin ata.

    A ka pasur një debat të tillë më përpara?

    Vetëm këtë javë, një gjykatë apeli në Uashington rrëzoi një proces gjyqësor të ngritur nga ekspertja konservatore Laura Loomer. Padia pretendonte se ndërmarrje të mëdha të teknologjisë, duke përfshirë Apple, Google, Facebook dhe Twitter, po dëmtonin qëllimisht përdoruesit konservatorë, të cilët shkelën Ndryshimin e Parë. Gjykatësi i gjykatës së apelit — i cili u emërua nga Donald Trump e mbylli çeshtjen.

    Çfarë do të thotë kjo për rrjetet sociale?

    Twitter ka lajmëruar se do të vazhdojë të shtojë njoftime për kontrollimin e fakteve në postime pavarësisht nga kush vijnë. Sidoqoftë, Facebook tha që nuk do të jetë kontrollues përsa i përket fjalimeve politike.

    Një nga seksionet e fundit të rendit përcakton një plan për shtetet individuale për të formuar një grup pune në mënyrë që të zbatojnë ligjet e tyre në lidhje me praktikat e padrejta ose mashtruese të kryera nga këto platforma.

    Në fund të fundit, kjo do të jetë një luftë e gjatë kjo, pasi zgjedhjet e vitit 2020 janë afër.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.