×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Një nënë amerikane është ribashkuar me të bijën, pasi për 22 vite jetuan ndarazi.

    Katie Cleath, 37-vjeçe nga Tulsa aktualisht jeton në Kolorado, dhe ishte detyruar të ndërpresë marrëdhëniet me të bijën, Hannah Lewis, 22-vjeçe, në momentin që e kishte sjellë në jetë.

    Si 14-vjeçe, Katie që tani punon si estetiste, mbeti shtatzënë dhe pak pasi mbushi 15 vjet, solli në jetë Hannah.

    Pavarësisht se kishte dashuri dhe mbështetje nga familja, ajo ndihej sikur nuk ka zgjidhje përveç se ta jap për adoptim Hannah për ta mbrojtur.

    “Pavarësisht se isha shumë e re dhe ishte shumë vështirë, fakti që Hannah ishte e sigurtë ishte gjëja më e rëndësishme për mua”, tha ajo.

    22 vite më vonë, Katie dhe Hannah janë të sigurta dhe të lumtura. Hannah ka pranuar se jeta e saj ka të mira dhe të këqija, por ndihet me fat që ka mbështetjen e prindërve që e adoptuan.

    E rritur në Teksas nga çifti që e adoptuan, Hannah vuri kontakt me nënën e saj biologjike kur ishte 12-vjeçe. Biseduan kohë pas kohe për disa vite.

    “Nuk e dija plotësisht se isha dhënë për adoptim dhe këtë nuk e dinte nëna ime”, tha Hannah, shkruan Telegrafi.

    Ato janë ribashkuar këto ditë, e momenti plot emocion është dokumentuar me një video amatore që është bërë virale në rrjetet sociale.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.