×
  • Lajme
  • Lajme

    Shuplaka nga DASH-i/ Ka korrupsion, por mungon vullneti politik për ta luftuar

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë problemi serioz.

    I njëjti, është përmendur përsëri në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH).

    Madje, aty është thënë se ligji parasheh ndëshkime penale për zyrtarët e përfshirë në korrupsion, por që Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në tërësi, shkruan Front Online.

    Lidhur me këtë për Front Online ka folur ish-drejtori i Agjencionit kundër Korrupsion Hasan Preteni, dhe njohës të çështjes.

    Ata thonë se derisa nuk ka ndonjë dënim të nivelit të lartë sa i përket kësaj pike, Kosova do të vazhdojë të përmendet në këtë raport.

    Ish-drejtori i Antikorrupsionit: Të ndryshohet baza ligjore, kryeprokurori të raportojë në Kuvend

    Ish-drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion, Hasan Preteni ka thënë për Front Online se raporti i DASH-it është bazuar në fakte, pasi që sipas tij ende ndaj asnjë zyrtari të nivelit të lartë nuk është shpallur asnjë aktgjykim kur bëhet fjalë për korrupsion.

    “Me gjithë këtë korrupsion dhe me këtë krim të organizuar në Kosovë ende askush nuk është gjykuar për korrupsion, askush nuk është gjykuar për krim të organizuar dhe nuk e kemi asnjë aktgjykim përfundimtar për ndonjë zyrtar, po flas për nivelin e lartë që është dënuar për korrupsion, mos të flasim për konfiskim të pasurisë, kështu që hallka e fundit po dështon dhe të gjithë në qoftë se edhe legjislativi, ekzekutivi kanë lëviz diçka me vullnetin e tyre politik në luftimin e korrupsionit, gjyqësori është ende në fillim të punës dhe pa asnjë rezultat”, ka thënë Preteni.

    Preteni thotë se duhet të ketë vullnet politik jo vetëm nga pushteti , por edhe nga opozita kur bëhet fjalë për masat që duhet të merren sa i përket gjyqësorit.

    “Qeveria filloi mekanizma në lidhje me vettingun dhe pastrimin e gjyqësorit, mirëpo është e pajustifikueshme që menjëherë partitë opozitare e quan këtë iniciativë në Kushtetuese por duhet të ketë vullnet të fuqishëm jo vetëm të partive politike që janë në pushtet por të gjithëve dhe një konsensus politik që të merren masa për pastrimin e gjyqësorit sepse me të vërtetë ata janë duke e keqpërdorur në kuptimin formal pavarësinë. Pavarësi nuk është të veproni ju çka të doni, si të doni , por pavarësia nënkupton të jenë të pavarur nga ndikimi nga jashtë”, është shprehur ai.

    Duke, parë që në këtë aspekt nuk po ka progres, Preteni kërkon që të ndryshohet baza ligjore.

    Dhe, këtë e thotë për një arsye.

    “Që 23 vite kryeprokurori nuk ka qenë kurrë për të raportuar në Kuvend. Duhet të krijohet baza ligjore që nga Kuvendi të zgjidhet kryeprokurori i cili më pastaj do të vinte të raportonte të Kuvend, kështu që e kanë shpallë “autonominë brenda shtetit”, bëjnë çka të dojnë, derisa nga shteti kërkojnë vetëm paga, e të cilat i kanë të majme, buxhet kanë të mjaftueshëm, por rezultatet s’janë askund”, ka shtuar Preteni.

     

    Demolli-Nimani: Rezultatet në luftimin kundër korrupsionit mungojnë, s’ka vullnet politik

    Drejtoresha e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli-Nimani, thotë se rezultatet konkrete në luftimin e korrupsionit mungojnë dhe se kjo sipas saj, po ndodhë për shkak të vullnetit politik nga të gjitha hallkat e shtetit.

    Demolli-Nimani, për Front Online ka treguar edhe arsyen se përse në raportin e DASH-it është nxjerrë një konkluzë e tillë për korrupsionin.

    “Deri tani nuk kemi asnjë person të profilit të lartë të dënuar me burg efektiv për korrupsion, prandaj ka rrjedhë një konkluzion i tille nga raporti i DASH. Lufta kundër korrupsionit vazhdon te mbetet prioritet ne letër, ndërkohe që autoritetet ndërkombëtarë kërkojnë rezultate konkrete në këtë drejtim. Pra mungon pavarësi dhe paanshmëria e sistemit te drejtësisë për të luftuar raste te tilla”, ka deklaruar ajo pwr Front Online.

    Ndërsa, ka shtuar se proceset që do të ndikojnë për të mirë në luftimin e korrupsionit po shkojnë ngadalë, pavarësisht që siç thotë ajo ka iniciativa të tilla nga kjo qeveri.

    “Nëse themi se kjo qeveri e ka ndal korrupsionin, mos ta harrojmë se me këtë qeveri janë ndal edhe investimet. Ka nisma legjislative që do të ndikon për mirë në luftimin e korrupsionit por fatkeqësisht të gjitha proceset janë duke shkuar shumë ngadalë dhe siç po shihet progresi në këtë drejtim do të jetë minimal”, është shprehur drejtoresha e Lëvizjes Fol.

    Makshana nga IKD: Institucionet të mos udhëhiqen nga persona që kanë probleme me ligjin

    Mos dënimin e zyrtarëve të lartë e ka përmendur edhe Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës, për Drejtësi.

    Makshana, pos kësaj ka përmendur edhe shkaqet tjera që po ndikojnë që Kosova të përmendet në vazhdimësi në raportin e DASH-it sa i përket korrupsionit.

    “Se nuk ka rezultate në këtë drejtim e dëshmon edhe fakti se ende nuk ka një vendim dënues të formës së prerë, me burgim efektiv, ndaj zyrtarëve të profilit të lartë. Mungesa e profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve,  administrimi jo i mirë i hetimeve dhe gjykimeve dhe arsye të tjera kanë bërë që shumë raste të mëdha të mos arrijnë të marrin një epilog përfundimtar tash e disa vite. Problem është edhe qasja e prokurorisë në hetimin e rasteve të korrupsionit. Raportet e IKD dëshmojnë mënyra e hetimit në Prokurori më tepër i ngjanë një hetimi administrativ se sa një hetimi penal për korrupsion. Po ashtu, problem i vazhdueshëm është edhe zvarritja e madhe e lëndëve të korrupsionit duke shkaktuar edhe vjetërsimin  e tyre dhe pamundësinë për të marrë një vendim meritor mbi fjalinë e tyre”, ka thënë Makshana për Front Online.

    Ai, ka treguar se çfarë duhet të bëjnë institucionet e vendit në mënyrë që kjo pikë të mos përmendet si problem serioz në raportin e DASH-it.

    “IKD në vazhdimësi ka kërkuar që institucionet publike të udhëhiqen nga zyrtarë që nuk kanë probleme me ligjin. Por që fatkeqësisht edhe gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes ka vazhduar kjo praktikë negative. Udhëheqja e institucioneve të ndryshme nga persona të cilët kanë probleme me ligjin në kuptim në dënimeve të formës së prerë apo edhe aktakuzave aktive e zbeh besimin e publikut në këto institucione dhe besimin e publikut në drejtshmërinë e proceseve gjyqësore ndaj këtyre zyrtarëve”, është shprehur Makshana.

    Për raportin e DASH-it, ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), do t’i adresojnë me shumë seriozitet.

    Kreu i Qeverisë ka thënë se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, ndonëse ky raport e vlerëson të kundërtën.

    /Front Online

     

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth çështjes së dinarit serb, duke thënë se ndalimi i saj nuk është hall i...
    Lajme27 Prill 2024
    Të shtunën në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, më saktë në Bërnjak është arrestuar një person me inicialet J.S....
    Lajme27 Prill 2024
    OVL-UÇK, dega në Gjakovë i ka reaguar asambleistes së komunës së Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Shalës rreth disa deklaratave të...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza i shoqëruar nga zyrtarë të lartë PDK-së kanë qëndruar sot në Meje të...
    Sport27 Prill 2024
    Manchester United ka vendosur që vetëm 10 lojtarë aktualisht në klub janë të pashitshëm përpara afatit kalimtar të verës. Ka qenë një...
    Sport27 Prill 2024
    Liria ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit...
    Lajme27 Prill 2024
    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj nuk qëndron shumë keq financiarisht. Ai i cili është udhëheqësi i administratës që mbledhë...
    Lajme27 Prill 2024
    Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën...
    Sport27 Prill 2024
    Mohamed Salah ka thyer heshtjen lidhur me përleshjen e ashpër verbale që pati me Jurgen Kloppin gjatë ndeshjes me West Hamin. Salah...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.