×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja: Me Thaçin kemi bërë luftë çlirimtare, jo pushtuese

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Zona e Nerodimes, Shukri Buja, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale, për presidentin Hashim Thaçi, si dhe për kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

    Ai për “Front Online”, ka thënë se ngritja e këtyre aktakuzave ishte e pritshme.

    “Po ka qenë e pritshme ngritja e aktakuzave. Unë e kam cilësuar këtë Gjykatë edhe politike, të njëanshme dhe të dëmshme për Kosovën. Priten këto procese të dëmshme për Kosovën dhe për bashkëluftëtarët e mi”, ka thënë ai.

    Në ndërkohë Buja, ka theksuar se beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij.

    “Po sigurisht. Ne kemi qenë bashkëluftëtarë dhe besoj që janë të pafajshëm. Ne kemi bërë luftë çlirimtare dhe nuk kemi bërë luftë pushtuese”, ka thënë tutje ai.

    Në ndërkohë sot gjatë ditës, prokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, ka ngritur aktakuzë ndaj presidenti Hashim Thaçi, si dhe ndaj liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

    Të njëjtit sipas aktakuzës, akuzohen për 100 vrasje, gjatë luftës së fundit në vend.

    Përndryshe edhe Buja, ishte ndër të parët që është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar të gjithë konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës...
    Lajme24 Korrik 2025
    Koordinatorja e veprave penale për luftimin rasteve të trafikimit me qeniet njerëzore dhe kontrabandimit me emigrantë, prokurorja e shtetit nga Departamenti i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Një i ri nga komuna e Vitisë, Florent Frangu, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, ku jetonte dhe punonte. Sipas informacioneve, ai...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zyrtarizuar sot kandidaturat për komunat e Lipjanit dhe Shtimes në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen...
    Lajme24 Korrik 2025
    Fatmir Limaj për Front Online ka sqaruar se nuk ka ende një takim të përcaktuar me kryeministrin Albin Kurti “Nuk kemi takim...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Mediat lokale në Mal të Zi raportojnë se një 34-vjeçar ka vrarë vajzën e tij dyvjeçare mbrëmë në qytetin Golija. Sipas raportimeve...
    Lajme24 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për sqarime se cilat janë pasojat juridike nëse deputetët nuk arrijnë të...
    Artikull i Sponsoruar24 Korrik 2025
    Petrol Company, kompania e njohur e derivateve në Kosovë, po vazhdon të jetë më afër konsumatorëve të saj jo vetëm përmes ofertave...
    Lajme24 Korrik 2025
    Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë në Prishtinë, pas një raporti nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.