×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja: Me Thaçin kemi bërë luftë çlirimtare, jo pushtuese

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Zona e Nerodimes, Shukri Buja, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale, për presidentin Hashim Thaçi, si dhe për kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

    Ai për “Front Online”, ka thënë se ngritja e këtyre aktakuzave ishte e pritshme.

    “Po ka qenë e pritshme ngritja e aktakuzave. Unë e kam cilësuar këtë Gjykatë edhe politike, të njëanshme dhe të dëmshme për Kosovën. Priten këto procese të dëmshme për Kosovën dhe për bashkëluftëtarët e mi”, ka thënë ai.

    Në ndërkohë Buja, ka theksuar se beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij.

    “Po sigurisht. Ne kemi qenë bashkëluftëtarë dhe besoj që janë të pafajshëm. Ne kemi bërë luftë çlirimtare dhe nuk kemi bërë luftë pushtuese”, ka thënë tutje ai.

    Në ndërkohë sot gjatë ditës, prokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, ka ngritur aktakuzë ndaj presidenti Hashim Thaçi, si dhe ndaj liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

    Të njëjtit sipas aktakuzës, akuzohen për 100 vrasje, gjatë luftës së fundit në vend.

    Përndryshe edhe Buja, ishte ndër të parët që është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale./Front Online

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një ditë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në një hotel në Alaskë, janë gjetur tetë...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Zvicra u lejon qytetarëve të saj të kenë shtetësi të dyfishtë, por një numër vendesh në botë nuk e bëjnë këtë, që...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Presidenti Donald Trump të shtunën u nda nga Ukraina dhe aleatët kryesorë evropianë pas samitit të tij me Presidentin Vladimir Putin të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Zvicra u lejon qytetarëve të saj të kenë shtetësi të dyfishtë, por një numër vendesh në botë nuk e bëjnë këtë, që...
    Lajme16 Gusht 2025
    I vogël është numri i grave kandidate për kryetare të komunave, të propozuara nga partitë politike, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit....
    Lajme16 Gusht 2025
    Gjithsej 39 ekstradime nga Kosova dhe vende të tjera janë kryer nga janari deri në qershor të këtij viti. Njohësit e sigurisë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike...
    Lajme16 Gusht 2025
    Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova e ka humbur këtë vit mundësinë për t’u anëtarësuar në Këshillin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.