Seanca e gjatë plenare e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për të enjten.
Grupet Parlamentare të Vetëvendosjes dhe LDK-së i tërhoqën fjalimet e tyre, ndërsa për votimin e rezolutës nuk pati kuorum.
Kjo rezolutë sipas propozuesit Memli Krasniqi të PDK-së do të votohet në seancën e radhës.